Analist/e i/e Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
13/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi 

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:

Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Degën në Prishtinë.

Përgjegjësitë: 

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte;
  • Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim;
  • Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta;
  • Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun;
  • Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj;
  • Detyra tjera relevante .

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi;
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM;
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike;
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje;
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare;
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Efikas në punë ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com  Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.
Afati i fundit për aplikim është 18.04.2021.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
10/05/2021