
TEB
Përshkrimi
Mundësi Punësimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Malishevë.
Përgjegjësitë:
- Të ndërtojë portfolio të shëndoshë agrokulturore përmes shitjes direkte
- Analizon dhe propozon rastet e kredisë për aprovim
- I shërben klientët me përkushtim dhe ndërton relacione profesionale me ta
- Monitoron trendet e tregut dhe njofton për përshtypjet mbi tregun.
- E prezanton bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
- Detyra tjera relevante
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma e universitetit të bujqësisë
- Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin e bujqësisë
- Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
- Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Të ketë patentë shoferi
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/
Afati i fundit për aplikim është 23.03.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.