AML/CFT and Compliance Officer

velanis 1 e1617796168590
Velanis Kosova sh.a.
Publikuar më
07/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Titulli: AML/CFT and Compliance Officer
Kompania: Velanis Kosova sh.a.
Orari: I plotë
Afati i aplikimit: Deri më 20 prill 2021

Velanis Kosova është një kompani e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë e cila po funksionon dhe po i zhvillon veprimtaritë e saja në Republikën e Kosovës.

Velanis Kosova sh.a. shpallë konkurs pune për këtë pozitë:

AML / CFT and Compliance Officer: Koleg’ja ose kolegu yne i ardhshëm duhet të ketë njohuri të thellë te ligjeve dhe të rregulloreve të Republikës së Kosovës, që perkufizojnë procedurat e kontrollit të shpërlarjes së parave. Poashtu, të ketë eksperiencë në krijimin e sistemit të monitorimit të transakcioneve, dhe të verifikojë nëse ato janë në pajtueshmeri me Ligjet e Republikës së Kosovës, dhe Regulloreve adekuate.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare ose më të lartë në rrafshin juridik.
  • Njohuri të shkëlqyera të ligjeve dhe rregulloreve kundër shpërlarjes së parave
  • Minimum një vit eksperiencë në fushën e AML/CFT (Anti Money Laundering / Combating the Financing of Terrorism) në sektorin bankar ose financiar.
  • Preferohet të jetë i certifikuar si një AML/CFT specialist nga ndonjë institut ose organizatë çertifikuese.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Aftësi të mira ndërvepruese dhe bashkëpunuese ekipore.
  • Njohuri të shkelqyeshme në Microsoft Office.
  • Aftësi të shkathëta organizative, i/e vëmendshëm në detaje, i/e përkushtuar, ambicioz/e dhe energjik/e. 

Përgjegjësitë:

  • Të konfirmojë vërtetësine e klientëve gjatë hapjes së llogarive, dhe të verifikojë nivelin e rrezikut kur hapet një llogari e klientit.
  • Të vlerësojë aktivitetet e kompanisë në mënyrë që të përcaktoj nivelin e rrezikut
  • Të zbatojë ligjet e Republikës së Kosovës, regulloret në fuçi, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
  • Të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër krimeve financiare në kompani
  • Të zbuloj transaksionet e dyshimta
  • Të raportoj tek menaxhmenti i kompanisë për transaksionet e dyshimta.
  • Të informoj dhe t’i trajnoj stafin e kompanisë në politikat dhe procedurat e parandalimit të shpërlarjes së parave dhe krimeve financiare.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër përcjellëse në emailin info@velanis.ch

Listime të ngjashme

08/04/2021
08/04/2021
Procurement Associate   Prishtinë
08/04/2021