Aktorë rezident (10)

gjilan e1559549015100
Teatri i Qytetit të Gjilanit
Publikuar më
12/05/2020
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenin 16 të Ligjit për Teatrot Nr. 047 L - 106 dhe Rregullores Nr. 0572014 dhe 0412019 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve, Komuna e Gjilanit shpall.

KONKURS
Për aktorë rezident në Teatrin e Qytetit

Institucioni: DKRS/Teatri i Qytetit të Gjilanit
Titulli i pozitës: Aktorë/re
Nr. i pozitave: 10 (dhjetë)
Grada/koeficienti: 7
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit
Orari i punës: i plotë 40 orë në javë

Detyrat:

  • Të mësoj tekstin dhe të mbajë prova,
  • të hulumtoj dhe lexojnë material apo të ndërmarrin aktivitete fizike dhe intelektuale që të ndihmojnë në përgatitjen e rolit të tij
  • të diskutoj interpretimin dhe të shfaq kreativitet dhe kolektivisht në bashkpunim me të tjerët dhe regjisorin:
  • të përformoj drejtpërsëdrejti para publikut:
  • të përformoj në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni:
  • të incizoj zëra varësisht nga nevoja e produksionit:
  • të kujdeset për hapësirën përformuese, kostumet dhe rekuizitat:
  • të mbaj mend tekstin dhe të gjitha funksionet tjera të veprës derisa ajo vepër zyrtarisht del nga repertori apo siç është e specifikuar në kontratë:
  • studion veprën dhe punon në mënyrë krijuese për jetësimin artistik në përpunimin dhe transpozicionimin e rolit:
  • bashkëpunon drejtpërdrejt me regjisorin e shfaqjes për të rrumbullakuar rolin:
  • për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm
  • kryen edhe punë tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë të teatrit.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare, Fakulteti i Arteve - drejtimi i aktrimit ose mbi 25 vite pune në teatër
  • Të kenë së paku tri vjet përvojë pune aktive në realizimin e roleve në Teatër:
  • Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit të Qytetit.
  • Të njohë gjuhen shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, e domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, njohja e gjuhëve të huaja përparësi:
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës.
  • Njohuria e punës me kompjuter, VVord, Excel:

Përzgjedhja e aktorëve për ansamblin rezident bëhet përmes audicionit.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së
Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Ligji për Teatrot Nr. 047 L - 106, Rregullorja
Nr. 0572014 dhe Nr.04, 2019 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve.

Kohëzgjatja e emërimit: Aktorët që pranohen përmes Konkursit publik, marrin kontrata dy vjeçare me mundësi të vazhdimit, sipas suksesit dhe angazhimit të treguar të paraparë me Rregulloret e me sipërcekura.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

Kandidatët duhen ti dorëzojnë dokumentet e kompletuar si vijon:

1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë në fotokopje e noterizuar, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar në MASHT.

2. Dëshmi mbi përvojën e punës,

3. CV-në e tij ) saj

3. Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit,
përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ zgjatë 15 ditë, nga dita e publikimit në gazetë ditore, VVeb faqe
komunale dhe Tabelën e shpalljeve komunale edhe atë: nga data 12.05.2020 deri më datë
26.05.2020 ora 16.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë ligjor nuk do të shqyrtohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen përmes tel ose email të cilin duhet shënuar në aplikacion.

Listime të ngjashme

Konkurs për bursa (80)   Lipjan e re
21/10/2020
Asistent/e   Prishtinë
15/10/2020
Asistent/e gjuhësor/e   Prishtinë
15/10/2020