Aktorë (5)

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
21/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë këtë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

DREJTORIA E KULTURËS
POZITA: Aktor – pesë (5) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
POZITA FUNKSIONALE: Niveli profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë

PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE :

MBIKËQYRJA: Drejtori i Teatrit.

DETYRAT E PUNËS:

  • Luan në të gjitha shfaqjet , në të cilat e angazhon regjisori;
  • Luan në të gjitha shfaqjet e rregullta gjatë një sezoni, të përcaktuar nga organet e Teatrit;
  • Luan/performon në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni;
  • Animon kukullat, pjesë të dekorit dhe rekuizitat;
  • Merr pjesë në të gjitha provat e caktuar në shfaqjet në të cilat është i/e angazhuar sipas orarit të provave(puna në tavolinë, puna me lektor, puna me regjisorin në tekst, puna në skenë më koreografin, puna me bashkëpunëtorin e muzikës, trajnerin kondicional) e tjera;
  • Përkujdeset për kukullat, kostumet dhe rekuizitat me të cilat luan në shfaqje dhe në rast dëmtimi është i obliguar ta paraqes dëmtimin me qëllim riparimi menjëherë pas dëmtimit;
  • Është i obliguar që në punë të paraqitet 30 minuta para fillimit të provës së rregullt, 60 minuta para fillimit të provës gjenerale, dhe 60 minuta para fillimit të shfaqjes së rregullt si dhe të bëjë përgatitjet adekuate për fillimin e provës gjegjësisht të shfaqjes;
  • Në rast të sëmurjes është i obliguar që për këtë ta informoj teatrin sa më së parë që është e mundur para se të shpallet orari në tabelën lajmërimeve;
  • Në rast të sëmurjes dhe pamundësisë së paraqitjes në punë teatri bënë zëvendësimin e aktorit ose bënë ndërrimin e shfaqjes.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit të Qytetit gjatë procedurës së rekrutimit;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese ,analitike dhe të vlerësim të informacionit;
  • Të njohë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, e domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, njohja e gjuhëve të huaja përparësi;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare – aktrim dhe përvojë profesionale të dëshmuar (minimum 2 vite).

Data e shpalljes së Konkursit: 22.04.2021 deri më 06.05.2021

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në selinë e organit të punësimit. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për atë vend pune, për të cilin konkurroni.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit nëse është e nevojshme.

Fletë aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT-ë.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038 / 230 – 900 lokali 10 –70.

link icon Shpallja e plotë.