Agronom

64x64 Albinspekt logo 3
Albinspekt-bio.inspecta
Publikuar më
21/12/2021
Qyteti
Fushë Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Njoftim Pune

Kompania Albinspekt-bio.inspecta shpk  shpall vend te lire pune ne pozicionin Agronom

Vendi : Albinspekt bio.inspecta Dega ne Kosove

Kush jemi ne:

Albinspekt-bio.inspecta eshte nje trupë inspektim/çertifikimi me aktivitet ne Shqiperi dhe Kosove per ofrimin e sherbimeve te inspektimit dhe certifikimit sipas standarteve te ndryshme te cilesise dhe menaxhimit. E akredituar dhe e njohur nga Komisioni Europian për të kryer aktivitetin e inspektim- çertifikimit sipas rregullores organike ekuivalente me EEC 834/2007. Pjese e trupes certifikuese bio.inspecta AG , Zvicer dhe grupit Easy-Cert me nje prezence te gjere ne tregun nderkombetar dhe sherbime cilesore.

Te domosdoshme:

  • Arsim në shkencat bujqësore ose punë prej pesë vitesh në ferme.
  • Njohuri per sektorin e bimeve aromatike medicinale  dhe te zhvillimit te bujqesise sot.
  • Bashkepunues dhe i gatshem te perballoje pune intensive gjate sezonit bujqesor.
  • Lejedrejtim automjeti dhe gatishmeri per te udhetuar dhe punuar ne terren.
  • Komunikim shume te mire ne gjuhen shqipe dhe angleze si dhe aftesi te mira kompjuterike.
  • Te kete integritet te larte ne pune dhe te respektoje politikat e kompanise ne lidhje me konfidencialitetin.

Perbejne avantazh:

  • Gjinia mashkullore
  • Njohuri rreth praktikave te mira bujqesore dhe kerkesave te rregullores organike
  • Komunikimi ne gjuhen serbo-kroate

Kushtet e punes :  

  • Full time ose Free Lancer me intensitet te larte pune
  • Klime bashkepunuese dhe formuese
  • Mundesi per promovime dhe formime te metejshme
  • Fryme skuadre

Kandidatet jane te lutur te dergojne Jeteshkrimin (CV) ne adresen e email contact@albinspekt.com

Per me shume info rreth Albinspekt-bio.inspecta vizitoni web site tone: www.albinspekt.com