Agjent/e i/e shitjeve Online (2)

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
10/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri.

Aktualisht Aztech Shpk për zyrën qendrore kërkon të rekrutojë:

Agjent/e i/e shitjeve Online (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Monitoron aktivitetet e përditshme të platformës E-Commerce dhe kontribuon në rritjen e performancës së përgjithshme.
  • Përgjegjës për komunikim me klient përmes platformës E-Commerce dhe kanale komunikimi përcjellëse për të kryer këshillim dhe shitje.
  • Vendos përmbajtën e nevojshme të artikujve dhe kampanjave sipas planit,
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të liferimit të artikujve në kordinim me menaxherin e logjistikës,
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter,
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante në shitje,
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/

Afati për aplikim deri me datë: 21.09.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Listime të ngjashme

26/09/2020
25/09/2020
24/09/2020