Administrues/e i/e bazave të të dhënave (zyrtar i lartë)

50x50 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar
08/04/2022
Skadon
22/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Pozita: Administrues i bazave të të dhënave (zyrtar i lartë) 
  • Departamenti: Teknologjia Informative  
  • Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve  
  • I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
  • Grada:

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës: 

  • Administron bazat e të dhënave për aplikacionet që zhvillohen në Departamentin e Teknologjisë  Informative;
  • Planifikon krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave. Punon ngushtë me administratorët e  sistemeve gjatë instalimit të aplikacioneve të cilat lidhen me bazat e të dhënave;
  • Instalon versione të reja të databazave dhe veglave të saj, si dhe veglave të tjera të nevojshme për qasje në baza të të dhënave;
  • Vlerëson versionet e databazave, veglave ndihmëse, në mënyrë që të sigurojë se baza e të dhënave  punon sipas standardeve. Në bashkëpunim me administratorët e tjerë dhe zhvilluesit e aplikacioneve, planifikon përditësime me ndikim minimal në punën e sistemeve;
  • Administruesi i bazave të të dhënave është edhe pikë kontakti me Oracle dhe Microsoft Support, si  dhe kompanitë e tjera që kanë aplikacione dhe baza të të dhënave në BQK;
  • Shkruan procedura (Ang. “stored procedures”) të cilat përdoren për nxjerrjen e raporteve nga bazat  e të dhënave në Oracle;
  • Shkruan dokumentin udhëzues për përdorim të databazave;
  • Rregullon problemet e ndryshme në bazat e të dhënave, aplikacioneve, komunikimin në mes tyre dhe veglave të tjera të cilat raportohen nga shfrytëzuesit;
  • Monitoron dhe në rast të problemeve, rregullon problemet me komunikim në mes të databazave  dhe aplikacioneve të ndryshme;
  • Konfiguron bazat e të të dhënave për “high availability”;
  • Planifikon, implementon dhe teston në mënyrë të vazhdueshme procedurat për backup dhe restore  të bazave së të dhënave;
  • Kryen proceset e EOD (End of Day) pas mbylljes se orarit;
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqës-i/ja.

Njohuritë e kërkuara: 

  • Njohuri të shkëlqyeshme në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në Oracle;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në dizajnimin logjik dhe fizik të bazave të të dhënave;
  • Aftësi të kryejë rregullime në performancën e bazave të të dhënave;
  • Të jetë i aftë të ofrojë strategji gjatë zhvillimit të bazave të të dhënave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrimin e query të ndryshëm sipas nevojave dhe natyrës së punës;
  • Njohuri të mirë të menaxhimit të të drejtave të shfrytëzuesve të bazave të të dhënave;
  • Përvojë në migrime të bazave të të dhënave;
  • Njohuri në performance tunning të bazave të të dhënave;
  • Përvojë në PL/SQL.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar: 

  • Shkallë universitare (bachelor) në fushën e shkencave kompjuterike, elektroteknike apo  matematikës, ose certifikime profesionale për Oracle Database Administration Certified  Professional, Oracle Certified Associate (OCA), Oracle Certified Professional (OCP);
  • Përvojë pune, së paku 1 vjeçare, në administrimin e bazave në Oracle;
  • Gjuha angleze - e preferuar.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me  dëshmi nga Trust-i;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të  njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 21 prill 2022.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose  përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org.
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i  plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme

24/05/2022