Administrues/e i bazave të të dhënave (zyrtar i lartë)

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
27/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Pozita: Administrues i bazave të të dhënave (zyrtar i lartë)
Departamenti: Teknologjia Informative
Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Grada: 5
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve

Administruesi i bazave të të dhënave krijon, instalon, konfiguron dhe administron bazat e të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server, dhe ofron shërbime shfrytëzuesve që përdorin aplikacione bankare dhe jobankare.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Administron bazat e të dhënave për aplikacionet që zhvillohen në Departamentin e Teknologjisë Informative;
  • Planifikon krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave. Punon ngushtë me administratorët e sistemeve gjatë instalimit të aplikacioneve të cilat lidhen me bazat e të dhënave;
  • Instalon versione të reja të databazave dhe veglave të saj, si dhe veglave të tjera të nevojshme për qasje në baza të të dhënave;
  • Vlerëson versionet e databazave, veglave ndihmëse, në mënyrë që të sigurojë se baza e të dhënave punon sipas Në bashkëpunim me administratorët e tjerë dhe zhvilluesit e aplikacioneve, planifikon përditësime me ndikim minimal në punën e sistemeve;
  • Administruesi i bazave të të dhënave është edhe pikë kontakti me Oracle dhe Microsoft Support, si dhe kompanitë e tjera që kanë aplikacione dhe baza të të dhënave në BQK;
  • Shkruan procedura (Ang. “stored procedures”) të cilat përdoren për nxjerrjen e raporteve nga bazat e të dhënave në MS SQL Server dhe Oracle;
  • Shkruan dokumentin udhëzues për përdorim të databazave;
  • Rregullon problemet e ndryshme në bazat e të dhënave, aplikacioneve, komunikimin në mes tyre dhe veglave të tjera të cilat raportohen nga shfrytëzuesit;
  • Monitoron dhe në rast të problemeve, rregullon problemet me komunikim në mes të databazave dhe aplikacioneve të ndryshme;
  • Konfiguron bazat e të të dhënave për “high availability”;
  • Planifikon, implementon dhe teston në mënyrë të vazhdueshme procedurat për backup dhe restore të bazave së të dhënave;
  • Kryen proceset e EOD (End of Day) pas mbylljes se orarit;
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqës-i/ja.

Njohuritë e kërkuara:

  • Njohuri të shkëlqyeshme në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në dizajnimin logjik dhe fizik të bazave të të dhënave;
  • Aftësi të kryej rregullime në performancën e bazave të të dhënave;
  • Të jetë i aftë të ofrojë strategji gjatë zhvillimit të bazave të të dhënave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrimin e query të ndryshëm sipas nevojave dhe natyrës së punës;
  • Njohuri të mirë të menaxhimit të të drejtave të shfrytëzuesve të bazave të të dhënave;
  • Përvojë në migrime të bazave të të dhënave;
  • Njohuri në performancë tunning të bazave të të dhënave;
  • Përvojë në T-SQL apo PL/SQL;

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Shkallë universitare (bachelor) në fushën e shkencave kompjuterike, elektroteknike apo matematikës, ose certifikime profesionale për Microsoft SQL: MCSA: SQL Database Admin, MCSA: SQL Server, Oracle Database Administration Certified Professional, Oracle Certified Associate (OCA), Oracle Certified Professional (OCP);
  • Përvojë 3 vjeçare në administrimin e bazave të të dhënave;
  • Gjuha angleze e preferuar.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse ( motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 10 qershor,
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

21/06/2021
18/06/2021