Administrator i zyrës për caktimin e avokatëve ex-officio

oda e avokateve te kosoves oak 150x150 1 e1603956855677
Oda e Avokatëve të Kosovës
Publikuar më
30/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues të datës 27/10/2020, Oda e Avokatëve të Kosovës shpallë,

KONKURS

-për vend të lirë të punës-

Duke i berë publike dhe të arritshme për të gjithë:

Vendi i punës:

Administrator i zyrës për caktimin e avokateve ex-officio

Kushtet:

Përveç kushteve të përgjithshme ligjore për themelimin e marrëdhënies së punës, kandidati duhet t’i plotësojë edhe këto kushte, në lidhje me kualifikimet:

  1. Fakultetin juridik
  2. 1 vit përvojë pune në lëmine juridike
  3. njohja e punës në kompjuter (Programet e Windows-it) e obligueshme
  4. njohja gjuhës zyrtare në Kosovë (njohja e gjuhës angleze do të ishte e preferueshme)

Përshkrimi i punëve:

Administratori i zyrës ex-officio kryen këto punë dhe detyra të punës:

  • Pranimin e kërkesave nga policia, prokuroria, gjykata, agjensioni i ndihmës
  • juridike falas dhe agjensioni për mbrojtjen dhe përkrahjen e viktimave gjate 24 orëve (përmes telefonit) shtatë ditë në javë, për caktimin e avokateve ex- officio
  • Plotësimin formave për caktimin e avokateve ex-officio dhe pro-bono
  • Identifikimin e zyrtarëve policor, gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të cilat shkelin rregullat caktimit te avokateve ex-officio dhe informimin e ZPD për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.
  • Kontrollon rregullsinë e faturave dhe përgatit vërtetimet për pagesë
  • Plotësimin e databazës me detajet e avokatëve të caktuar ex-officio apo pro-bono sipas kërkesave të institucioneve relevante.
  • Realizimi i detyrave tjera qe dalin nga rregullorja për caktimin e avokatëve ex-officio dhe
  • kryen punët tjera sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv

Të kandidatët do të vlerësohen edhe: kreativiteti, shkathtësitë profesionale, aftësia për të përballuar punën nën presion.

Paga:

Koeficienti i pagës: 5.5

Dokumentacioni dhe procesi i përzgjedhjes:

Kandidatet të cilët dëshirojnë të paraqiten në konkurs, duhet të sjellin këto dokumente:

  • Aplikacionin (i cili plotësohet ne OAK ne rastin e dorëzimit te dokumenteve)
  • Diplomën dhe dokumentet e tjera qe dëshmojnë kualifikimet profesionale
  • Dëshmi te përvojës se punës
  • Letër-motivuese të shkurtër (prej rreth 1 faqe)

Kandidatët e zgjedhur për intervistë do të informohen për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës nga OAK. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, rr.Bedri Pejani nr.31.

Afati i Konkursit:

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit përkatesisht deri me datë 05/11/2020 ora 16:00.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim, sikur edhe ata kandidatë të cilët nuk i përgjigjen ftesës për intervistim dhe nuk i nënshtrohen procesit të përzgjedhjes.

Informatat:

Për informata më të hollësishme të interesuarit mund të lajmërohen në:038/244-586 dhe E-mail: info@oak-ks.org

Listime të ngjashme

Office Administrator   Prishtinë e re
24/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
24/11/2020
18/11/2020