Administrator i Lartë i TI-së (2), Zyrtar/e për Përkthime

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Publikuar
28/02/2022
Skadon
14/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

KONKURS

1. Administrator i Lartë i TI-së për Baza të të Dhënave  

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, dy (2) pozita
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ-001
  • Emri pozitës: Administrator i lartë i TI-së për Baza të të Dhënave
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli : Profesional
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
  • Kodi i punës: TIK/190
  • Numri i Pozitave: Dy (2) pozita
  • Koeficienti: nëntë (9)
  • Akt emërim: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:  

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Sisteme Elektronike (softuer), Administratori i  lart TI-së për baza të të dhënave është përgjegjës për administrimin e gjitha aplikacioneve në  sistemin prokurorial, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë së aplikacioneve dhe  funksionim të tyre.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon dhe implementon aplikacionet/module te reja, sistemet softuerike, dhe/ose  përmirësimin e aplikacionit ekzistuese në kuadër të SKPK-se;  
  • Instalon, konfiguron dhe administron në mënyrë efektive ueb serverët;  
  • Kryen veprime të përditshme të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve, duke  përfshirë edhe funksionet e administrimit të bazës së shënimeve, konfigurimin dhe  përshtatjen/akordimin e performances së aplikacioneve dhe bazave të shënimeve të  aplikueshme në sistemin prokurorial;  
  • Siguron mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për sistemet duke përfshirë përcaktimin dhe  korrigjimin e problemeve teknike;  
  • Kryen instalimin e sistemeve dhe bazave të shënimeve duke përfshirë instalimin dhe  konfigurimin e komponentëve të anës së klientit. 
  • Negocion ne mes të përdoruesve të sistemeve dhe bazave të shënimeve dhe ofruesve të jashtëm  të shërbimeve në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e shpejte e problemeve. Ofron asistence  teknike dhe trajnime për përdoruesit fundor.  
  • Asiston gjatë procesit të përzgjedhjes dhe të analizës të punës së sistemeve apo bazave të  shënimeve të reja, ridisenjimin, plotësimin me të dhëna dhe uljen/reduktimin e duplifikimit të  të dhënave, çështjet e krijimit dhe te integrimit. Bënë administrimin e ueb aplikacioneve, merret  me ngjarjet (events), mbështetjen, kopjet rezerve (back up) dhe rikthimin (recovery) e tyre në  funksion;  
  • Kujdeset për të rregulluar punën e regjimit të sigurisë së aplikacioneve, zbulimit eventual të  ndërhyrjeve pa leje dhe sanimit që shkaktohen nga këto ndërhyrje në sistemet e TI-së. Përgatit  dokumentacionin e sistemit, udhëzimet punuese dhe procedurat standarde të punës në  bashkëpunim të ngushtë me palët tjera përkatëse të kyçura;  
  • Të siguroje që procedurat e testimit janë të përcaktuar/definuar, të dokumentuara dhe të  zbatueshme.  
  • Analizon dhe vlerëson proceset e punës se rregullt që duhet të kryhet.  
  • Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te  administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të  infrastrukturës se sistemeve. Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në  kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe  efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve.  

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:  

  • Certifikata për zhvillimin e aplikacioneve ne platformën e Microsoft apo te ngjashme - përparësi;  
  • në programim si në: Java, ASP.Net, C#, VB.Net, XML , Web Services , HTML dhe platforma të  tjera të njohura në web;  
  • Kuptoj dhe mbështes përkthimin e kërkesave funksionale të sistemeve në prokurori ;  Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe  trajnimeve përkatëse;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;  

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:  

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike. 

Përvoja e Punës:  

  • Tri (3) vite përvojë punë në fushën e TI-së. 

2. Zyrtar për Përkthime (shqip serbisht dhe anasjelltas), dy (2) vende pune

  • Prokuroria Themelore në Prishtinë një (1) pozitë
  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë një (1) pozitë

Referenca: KPK/ZKPSH/SKPK/PA/PSRK/PTH/POZ- 002 

  • Emri Pozitës: Zyrtar për Përkthime (shqip serbisht dhe anasjelltas) Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Profesional 
  • Kodi i punës: IN/040  
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë 
  • Numri i Pozitave: Dy (2) pozita 
  • Koeficienti: Shtatë (7)  
  • Akti i emërimit: Pa afat  
  • Puna provuese: 12 muaj  
  • Vendi: Prishtinë, Mitrovicë

Qëllimi i vendit të punës:  

Ofron përkrahje të gjerë administrative dhe teknike për stafin Profesional të një njësie  organizative në fushën kryesore të punës, për përkthimin e të gjitha materialeve, duke siguruar  përkthim cilësor. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Bën përkthim profesional të materialeve të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe  anasjelltas. 
  • Bën përkthim profesional simultan në takimet e ndryshme;  
  • Përgjegjës për respektimin e afateve dhe për saktësinë e përkthimeve që kryen;  Merr përgjegjësi specifike lidhur me përkthimin e materialeve që kërkohen nga institucioni; 
  • Është përgjegjës për përkthimin e dokumenteve dhe ruajtjen e konfidencialitetit te njëjtave;  Kontrollon/Lekturon materialet e përkthyera dhe është përgjegjës për përkthim cilësor, si me  shkrim, konsekutiv dhe simultan;  
  • Mbanë evidencën e saktë e të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare,  përfshirë përgatitjen e raporteve për tërë punën e kryer;  
  • Kryen edhe detyra tjera të punës në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të  kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.  

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:  

  • Shkathtësi të shkëlqyera të njohjes së gjuhës gjatë komunikimit me gojë dhe me shkrim;  Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe Serbe;  
  • Njohja e punës me kompjuter (Word dhe Excel).  

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:  

  • Diplomë Universitare.  

Përvoja e Punës:  

  • Dy (2) vite përvojë pune. 

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 28.02.2022 deri me datë 14.03.2022 si  datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. 
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar: 

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Shpalljet e ngjashme