Administrator/e i/e Lartë i TI-së (2)

kpk e1623864352872
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)
Publikuar
21/05/2022
Skadon
27/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:  

VAZHDIMI KONKURSIT 

Administrator i lartë i sigurisë së TI-së, 

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ-007
  • Emri pozitës: Administrator i lartë i sigurisë së TI-së
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Nëntë (9)
  • Akt emërim: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqës i Divizionit Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së;
  • Menaxhon dhe administron Firewall-at, si dhe pajisjeve tjera të rrjetit sipas nevojës;
  • Instalon, administron dhe mirëmban softuerët dhe harduerët e sigurisë, duke përfshirë, por jo kufizuar, ”firewall-ët”, IPS (Intrusion Prevention System), SIEM (Security Information and Event Managment), antiviruset dhe sisteme tjera sipas nevojës;
  • Kujdeset për konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e infrastrukturës së TI-së dhe informatave, duke zbatuar praktika të mira;
  • Mbron sistemet kundër qasjes së paautorizuar, modifikimit dhe/ose shkatërrimit.
  • Kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të dhënave dhe sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit kibernetik (cyber crime);
  • Kryen monitorime të trafikut të rrjetit, analizon dhe vendosë mekanizmat e sigurisë në sisteme;
  • Përditëson dhe zbaton protokollet për vazhdimësinë e punës dhe të rimëkëmbjes pas fatkeqësive;
  • Propozon projekte të reja për zhvillim, bazuar në nevojat dhe kërkesat e institucionit;
  • Kryen auditime të sigurisë dhe bën rekomandime të politikave si dhe përgatit raporte në baza periodike;
  • Kryen detyra të tjera të deleguara nga Udhëheqësi i Divizionit për Infrastrukturë (rrjet dhe server)

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Njohje të punës në Firewall, DNS, DHCP, IDS, IPS, VPN, catalyst, ASA Firewall dhe perimetër router
  • Njohuri mbi pajisjet kompjuterike të shfrytëzuesve, pajisjet periferike dhe pajisjet ndihmese
  • Trajnime dhe certifikime në CCNA, CEH apo në ndonjë trajnim tjetër relevant Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathsi për punë ekipore;
  • Shkathsi për hartim të akteve dhe shkresave dhe në komunikim;
  • Shkathsi për të caktuar synimet më të rëndësishme dhe dhënia e prioriteteve atyre;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te;
  • Aftësia për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion;
  • Reagimi i duhur në zgjidhjen e problemeve.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare ne shkencat kompjuterike, informatikë dhe të ngjashme. 

Përvoja e Punës:  

  • Tri (3) vite përvojë pune në fushën e TI-së. 

Administrator i Lartë i TI-së për Baza të të Dhënave 

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë 
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ-008
  • Emri pozitës: Administrator i lartë i TI-së për Baza të të Dhënave
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli : Profesional
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Nëntë (9)
  • Akt emërim: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Sisteme Elektronike (softuer), Administratori i lart TI-së për baza të të dhënave është përgjegjës për administrimin e gjitha aplikacioneve në sistemin prokurorial, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë së aplikacioneve dhe funksionim të tyre.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon dhe implementon aplikacionet/module te reja, sistemet softuerike, dhe/ose përmirësimin e aplikacionit ekzistuese në kuadër të SKPK-se; 
  • Instalon, konfiguron dhe administron në mënyrë efektive ueb serverët; 
  • Kryen veprime të përditshme të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve, duke përfshirë edhe funksionet e administrimit të bazës së shënimeve, konfigurimin dhe përshtatjen/akordimin e performances së aplikacioneve dhe bazave të shënimeve të aplikueshme në sistemin prokurorial;
  • Siguron mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për sistemet duke përfshirë përcaktimin dhe korrigjimin e problemeve teknike; 
  • Kryen instalimin e sistemeve dhe bazave të shënimeve duke përfshirë instalimin dhe konfigurimin e komponentëve të anës së klientit.
  • Negocion ne mes të përdoruesve të sistemeve dhe bazave të shënimeve dhe ofruesve të jashtëm të shërbimeve në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e shpejte e problemeve.
  • Ofron asistence teknike dhe trajnime për përdoruesit fundor.
  • Asiston gjatë procesit të përzgjedhjes dhe të analizës të punës së sistemeve apo bazave të shënimeve të reja, ridisenjimin, plotësimin me të dhëna dhe uljen/reduktimin e duplifikimit të të dhënave, çështjet e krijimit dhe te integrimit.
  • Bënë administrimin e ueb aplikacioneve, merret me ngjarjet (events), mbështetjen, kopjet rezerve (back up) dhe rikthimin (recovery) e tyre në funksion;
  • Kujdeset për të rregulluar punën e regjimit të sigurisë së aplikacioneve, zbulimit eventual të ndërhyrjeve pa leje dhe sanimit që shkaktohen nga këto ndërhyrje në sistemet e TI-së.
  • Përgatit dokumentacionin e sistemit, udhëzimet punuese dhe procedurat standarde të punës në bashkëpunim të ngushtë me palët tjera përkatëse të kyçura;
  • Të siguroje që procedurat e testimit janë të përcaktuar/definuar, të dokumentuara dhe të zbatueshme.
  • Analizon dhe vlerëson proceset e punës se rregullt që duhet të kryhet.  Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve.
  • Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Certifikata për zhvillimin e aplikacioneve ne platformën e Microsoft apo te ngjashme - përparësi;  në programim si në: Java, ASP.Net, C#, VB.Net, XML, Web Services , HTML dhe platforma të tjera të njohura në web;
  • Kuptoj dhe mbështes përkthimin e kërkesave funksionale të sistemeve në prokurori ;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike. 

Përvoja e Punës:  

  • Tri (3) vite përvojë punë në fushën e TI-së. 

Konkursi është vazhduar edhe për 7 (shtatë) ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 21.05.2022 deri me datë 27.05.2022 si datë e mbylljes së konkursit.  

Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria rks.org 

Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.  Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.  

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.  

Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.  

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. 
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni); 
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla); 
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar; 
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.  

Shpalljet e ngjashme

27/06/2022
27/06/2022