
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Pozita: Administrator i bazave të të dhënave (zyrtar i lartë)
- Departamenti: Teknologjia Informative
- Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
- Grada: 5
- Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Administrator i bazave të të dhënave krijon, instalon, konfiguron dhe administron bazat e të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server, dhe ofron shërbime shfrytëzuesve që përdorin aplikacione bankare dhe jobankare.
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Administron bazat e të dhënave për aplikacionet që zhvillohen në Departamentin e Teknologjisë Informative;
- Planifikon krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave. Punon ngushtë me administratorët e sistemeve gjatë instalimit të aplikacioneve të cilat lidhen me bazat e të dhënave;
- Instalon versione të reja të databazave dhe veglave të saj, si dhe veglave të tjera të nevojshme për qasje në baza të të dhënave;
- Vlerëson versionet e databazave, veglave ndihmëse, në mënyrë që të sigurojë se baza e të dhënave punon sipas standardeve. Në bashkëpunim me administratorët e tjerë dhe zhvilluesit e aplikacioneve, planifikon përditësime me ndikim minimal në punën e sistemeve;
- Administruesi i bazave të të dhënave është edhe pikë kontakti me Oracle dhe Microsoft Support, si dhe kompanitë e tjera që kanë aplikacione dhe baza të të dhënave në BQK;
- Shkruan procedura (Ang. “stored procedures”) të cilat përdoren për nxjerrjen e raporteve nga bazat e të dhënave në MS SQL Server dhe Oracle;
- Shkruan dokumentin udhëzues për përdorim të databazave;
- Rregullon problemet e ndryshme në bazat e të dhënave, aplikacioneve, komunikimin në mes tyre dhe veglave të tjera të cilat raportohen nga shfrytëzuesit;
- Monitoron dhe në rast të problemeve, rregullon problemet me komunikim në mes të databazave dhe aplikacioneve të ndryshme;
- Konfiguron bazat e të të dhënave për “high availability”;
- Planifikon, implementon dhe teston në mënyrë të vazhdueshme procedurat për backup dhe restore të bazave së të dhënave;
- Kryen proceset e EOD (End of Day) pas mbylljes se orarit;
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqës-i/ja.
Njohuritë e kërkuara:
- Njohuri të shkëlqyeshme në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server;
- Njohuri të shkëlqyeshme në dizajnimin logjik dhe fizik të bazave të të dhënave;
- Aftësi të kryej rregullime në performancën e bazave të të dhënave;
- Të jetë i aftë të ofrojë strategji gjatë zhvillimit të bazave të të dhënave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrimin e query të ndryshëm sipas nevojave dhe natyrës së punës;
- Njohuri të mirë të menaxhimit të të drejtave të shfrytëzuesve të bazave të të dhënave;
- Përvojë në migrime të bazave të të dhënave;
- Njohuri në performancë tunning të bazave të të dhënave;
- Përvojë në T-SQL apo PL/SQL;
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Diploma bachelor në fushën e shkencave kompjuterike, elektroteknike apo matematikës, ose certifikime profesionale për Microsoft SQL: MCSA: SQL Database Admin, MCSA: SQL Server, Oracle Database Administration Certified Professional, Oracle Certified Associate (OCA), Oracle Certified Professional (OCP);
- Përvojë 2 vjeçare në administrimin e bazave të të dhënave;
- Gjuha angleze e preferuar.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse ( motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt 2022.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh. ∙ Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.