Administrator/e i rrjetit (zyrtar i lartë)

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
28/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Pozita: Administrator i rrjetit (zyrtar i lartë)
Departamenti: Teknologjia Informative
Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Grada: 5
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve

Administratori i rrjetit është përgjegjës për administrimin, përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës së rrjetave të teknologjisë informative. Gjithashtu është përgjegjës për sigurinë e informacionit në infrastrukturën e rrjetit.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Instalon, konfiguron, administron dhe mirëmban të gjitha komponentët e rrjetave (Router, Firewall, Switch, VOIP dhe pajisje tjera të rrjetës) që janë pjesë e infrastrukturë së TI-së në
  • Konfiguron dhe mirëmban ndërlidhjet (VPN) me institucionet
  • Analizon kërkesat për ndryshim ose shtim të funksioneve në rrjetin e BQK-së dhe ofron zgjidhje
  • Bashkëpunon ngusht me administratorët dhe teknikët brenda divizionit dhe me zyrtarët e Divizionit të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Punës.
  • Trajton gjetjet nga monitorimet dhe raportet e sigurisë së
  • Shërben si nivel i dytë i trajtimit të incidenteve dhe problemeve tek të gjithë shfrytëzuesit e teknologjisë
  • Zgjidh problemet që raportohen nga shfrytëzuesit e brendshëm dhe të jashtëm të rrjetit të
  • Monitoron dhe bën matje të performancës së komponentëve të rrjetave, duke përfshirë pajisjet e BQK-së në shfrytëzim nga shfrytëzuesit e jashtëm.
  • Mirëmban licencat dhe komunikon me ofruesit e shërbimeve të
  • Planifikon dhe ofron zgjidhje bazuar në matjet e komponentëve për të siguruar vazhdimësinë dhe sigurinë e shërbimeve të
  • Mirëmban dokumentim të konfigurimeve, krijon procedura dhe manuale për të gjitha pajisjet dhe shërbimet për të cilat është përgjegjës.
  • Merr pjesë aktive në përgatitjet dhe planifikimet afatshkurta dhe afatgjata të
  • Aplikon udhëzimet dhe standardet e sigurisë.
  • Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë Informative

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike ose certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Administratorit të rrjetit, CCNP, PCNSA, JNCIA.
  • Përvojë 3 vjeçare në administrim të Përvojë në sigurinë e rrjetave është e preferueshme.
  • Përvoja në ambiente komplekse të infrastrukturës së TI e preferuar.
  • Përvoja ose certifikim në ITIL i preferuar.
  • Gjuha angleze e preferuar.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 10 qershor,
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme