
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Pozita: Administrator i Sistemeve (zyrtar i lartë)
- Departamenti: Teknologjia Informative
- Divizioni: Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
- I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
- Grada: 5
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Konfiguron, monitoron pajisjet në infrastrukturë të DTI, përfshirë serverët, storage, switch dhe pajisjet tjera përcjellëse;
- Konfiguron, instalon, monitoron dhe mirëmban sistemet operative në serverë fizik dhe virtual;
- Konfiguron, instalon, monitoron dhe mirëmban sistemet me role të caktuara, siç janë: Active Directory, File Server, IIS Server, MS Exchange Server, SQL Server, etj;
- Administron infrastrukturën e PKI, përfshirë menaxhimin e certifikatave;
- Konfiguron, instalon, monitoron dhe mirëmban replikimet e të dhënave dhe sistemeve në mes dy qendrave;
- Konfiguron, instalon, monitoron dhe mirëmban backup-ët e të dhënave dhe sistemeve;
- Shërben si nivel i dytë i trajtimit të incidenteve dhe problemeve tek të gjithë shfrytëzuesit e teknologjisë informative;
- Menaxhon infrastrukturën,duke përfshirë instalimet dhe shpërndarjen e azhurnimeve dhe ndryshimeve përmes Microsoft Endpoint Manager (ish System Center Configuration Manager);
- Mirëmban licencat dhe komunikon me ofruesit e shërbimeve të jashtme;
- Konfiguron, instalon dhe përditëson softuerët në baza të rregullta në serverët dhe kompjuterët e shfrytëzuesve;
- Bashkëpunon ngushtë me Administratorët dhe teknikët brenda Divizionit dhe me zyrtarët e Divizionit të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Punës;
- Trajton dobësitë në infrastrukturë, në aspekt të sigurisë dhe përcjellë log-ët e sigurisë;
- Përcjell dhe aplikon standardet e sigurisë së informacionit;
- Monitoron dhe mirëmban sistemin e printimit;
- Merr pjesë aktive në përgatitjet dhe planifikimet afatshkurta dhe afatgjata të TI;
- Mirëmban dokumentimin e konfigurimeve, krijon procedura dhe manuale për të gjitha pajisjet dhe shërbimet për të cilat është përgjegjës;
- Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë Informative.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike ose certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Administratorit, MCSE ose CompTIA Server+ .
- Përvojë së paku 1 vjeçare në administrim të sistemeve dhe sistemeve operative Windows Server 2012 R2, 2016, 2019. Përvojë në sigurinë e sistemeve është e preferueshme;
- Njohuri në menaxhim të DNS, DHCP, PKI;
- Përvoja në ambiente komplekse të infrastrukturës së TI e preferuar;
- Përvoja ose certifikim në ITIL i preferuar;
- Gjuha angleze - e preferuar.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust-i;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura / nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 21 prill 2022.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.