Administrator/e i/e Sistemeve të TI-së

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
03/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Administratori/ja i/e sistemeve – do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Instalimi, administrimi dhe menaxhimi i softuer-it/harduer-it brenda kompanisë
  • Monitorimin e performnacës, disponueshmërinë, dhe mirëmbajtjen e sigurisë së sistemeve
  • Analizon dhe zgjidh problemet të cilat paraqiten në vijim që mund të shkaktojnë degradim të peformancës apo ndërprerje të shërbimeve
  • Bën mbrojtjen/ruajtjen e të dhënave dhe arkivimin.
  • Ndjek në vazhdimësi përditësimin e sistemeve bazuar në rekomandimet e prodhuesve
  • Ndjek politikat dhe procedurat e brendshme për të ruajtur nivelet më të larta të sigurisë së sistemeve duke mbajtur kopje rezervë dhe duke aplikuar azhurnime në sisteme dhe aplikacione.
  • Punon ngushtë me Administratorët e Sistemit për të përcaktuar dhe menaxhuar nevojat e ndihmës harduer/softuer.
  • Ndihmon në zbatimin e ndryshimeve harduerike dhe softuerike në mjedise.
  • Heton, zgjidh dhe përshkallëzon problemet te ekipit për mbështetjen e shitësve dhe/ose palëve te treta.
  • Vlerëson teknologjitë e reja, vlerëson përputhshmëritë me mjediset ekzistuese dhe përputhshmërinë me mjediset ekzistuese dhe sistemet operative dhe rekomandon opcione të reja teknologjike dhe strategji integrimi.
  • Bashkëpunon në mënyrë efektive në një mjedis ekipor duke përfshirë njësi të tjera brenda departamentit teknik.
  • Dokumenton procedurat e sistemeve dhe trajnon personelin tjetër.
  • Siguron instalimin e harduerit/sistemit, azhurnimin e sistemeve, produkteve dhe infrastrukturës së dizajnuar

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të sistemeve/shërbimeve të Microsoft Windows, Linux, Vmware, Veeam etj..
  • Njohuri për strategjite e mbrojtjes së të dhënave dhe arkivimi i tyre.
  • Njohuri të rrjetave në TI, të cilat janë të domosdoshme për të analizuar dhe zgjidh problemet që mund të shkaktohen gjatë komunikimit server/klient.
  • Gatishmëria për të studiuar teknologji të reja, ballafaqimi me sisteme të ndryshme dhe shpërndarja e njohurive brenda ekipit.
  • Certifikatat ne teknologji te ndryshme si Microsoft, Linux, VMware, Cisco etj., janë shume të rekomandueshme por jo të domosdoshmë për të treguar vullnetin e juaj për të fituar njohuri të reja.
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Teknologji Informative/ Shkenca Kompjuterike ose përvojë në Administrimi i sistemeve/bazës së të dhënave se paku 2 vite.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 09.06.2021.

⇒ Apliko online.

Listime të ngjashme

14/09/2021
Zyrtar/e për Auditim   Prishtinë
18/08/2021