Administrator/e i/e lartë i TI-së 

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Publikuar
05/05/2022
Skadon
19/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr.  02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit  nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të  Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të  Kosovës, shpall këtë:  

KONKURS

Administrator i lartë i sigurisë së TI-së 

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ-007
  • Emri pozitës: Administrator i lartë i sigurisë së TI-së
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Nëntë (9)
  • Akt emërim: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:  

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqës i Divizionit Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe  procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon, përditëson dhe zbaton politikat dhe procedurat për sigurinë e sistemeve të TI-së;
  • Menaxhon dhe administron Firewall-at, si dhe pajisjeve tjera të rrjetit sipas nevojës;
  • Instalon, administron dhe mirëmban softuerët dhe harduerët e sigurisë, duke përfshirë, por  jo kufizuar, ”firewall-ët”, IPS (Intrusion Prevention System), SIEM (Security Information  and Event Managment), antiviruset dhe sisteme tjera sipas nevojës;
  • Kujdeset për konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e infrastrukturës së TI së dhe informatave, duke zbatuar praktika të mira;
  • Mbron sistemet kundër qasjes së paautorizuar, modifikimit dhe/ose shkatërrimit. Kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të  dhënave dhe sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit kibernetik  (cyber crime);
  • Kryen monitorime të trafikut të rrjetit, analizon dhe vendosë mekanizmat e sigurisë në  sisteme;
  • Përditëson dhe zbaton protokollet për vazhdimësinë e punës dhe të rimëkëmbjes pas  fatkeqësive;
  • Propozon projekte të reja për zhvillim, bazuar në nevojat dhe kërkesat e institucionit; Kryen auditime të sigurisë dhe bën rekomandime të politikave si dhe përgatit raporte në  baza periodike;
  • Kryen detyra të tjera të deleguara nga Udhëheqësi i Divizionit për Infrastrukturë (rrjet dhe  server)

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Njohje të punës në Firewall, DNS, DHCP, IDS, IPS, VPN, catalyst, ASA Firewall dhe  perimetër router
  • Njohuri mbi pajisjet kompjuterike të shfrytëzuesve, pajisjet periferike dhe pajisjet ndihmese Trajnime dhe certifikime në CCNA, CEH apo në ndonjë trajnim tjetër relevant Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathsi për punë ekipore;
  • Shkathsi për hartim të akteve dhe shkresave dhe në komunikim;
  • Shkathsi për të caktuar synimet më të rëndësishme dhe dhënia e prioriteteve atyre; Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te; Aftësia për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion; Reagimi i duhur në zgjidhjen e problemeve.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare ne shkencat kompjuterike, informatikë dhe të ngjashme. 

Përvoja e Punës:  

  • Tri (3) vite përvojë pune në fushën e TI-së. 

Administrator i Lartë i TI-së për Baza të të Dhënave  

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ-008
  • Emri pozitës: Administrator i lartë i TI-së për Baza të të Dhënave  Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli : Profesional
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Nëntë (9)
  • Akt emërim: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Sisteme Elektronike (softuer),  Administratori i lart TI-së për baza të të dhënave është përgjegjës për administrimin e  gjitha aplikacioneve në sistemin prokurorial, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë  së aplikacioneve dhe funksionim të tyre.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon dhe implementon aplikacionet/module te reja, sistemet softuerike, dhe/ose  përmirësimin e aplikacionit ekzistuese në kuadër të SKPK-se; 
  • Instalon, konfiguron dhe administron në mënyrë efektive ueb serverët;  Kryen veprime të përditshme të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve,  duke përfshirë edhe funksionet e administrimit të bazës së shënimeve, konfigurimin dhe  përshtatjen/akordimin e performances së aplikacioneve dhe bazave të shënimeve të  aplikueshme në sistemin prokurorial;
  • Siguron mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për sistemet duke përfshirë përcaktimin dhe  korrigjimin e problemeve teknike;
  • Kryen instalimin e sistemeve dhe bazave të shënimeve duke përfshirë instalimin dhe  konfigurimin e komponentëve të anës së klientit.
  • Negocion ne mes të përdoruesve të sistemeve dhe bazave të shënimeve dhe ofruesve të  jashtëm të shërbimeve në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e shpejte e problemeve. Ofron  asistence teknike dhe trajnime për përdoruesit fundor.
  • Asiston gjatë procesit të përzgjedhjes dhe të analizës të punës së sistemeve apo bazave të  shënimeve të reja, ridisenjimin, plotësimin me të dhëna dhe uljen/reduktimin e  duplifikimit të të dhënave, çështjet e krijimit dhe te integrimit. Bënë administrimin e ueb  aplikacioneve, merret me ngjarjet (events), mbështetjen, kopjet rezerve (back up) dhe  rikthimin (recovery) e tyre në funksion;
  • Kujdeset për të rregulluar punën e regjimit të sigurisë së aplikacioneve, zbulimit eventual  të ndërhyrjeve pa leje dhe sanimit që shkaktohen nga këto ndërhyrje në sistemet e TI-së.  Përgatit dokumentacionin e sistemit, udhëzimet punuese dhe procedurat standarde të  punës në bashkëpunim të ngushtë me palët tjera përkatëse të kyçura;
  • Të siguroje që procedurat e testimit janë të përcaktuar/definuar, të dokumentuara dhe të  zbatueshme.
  • Analizon dhe vlerëson proceset e punës se rregullt që duhet të kryhet.  Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve  te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e  funksioneve të infrastrukturës se sistemeve. Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose  mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për  të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Certifikata për zhvillimin e aplikacioneve ne platformën e Microsoft apo te ngjashme - përparësi; 
  • në programim si në: Java, ASP.Net, C#, VB.Net, XML, Web Services , HTML dhe platforma  të tjera të njohura në web;
  • Kuptoj dhe mbështes përkthimin e kërkesave funksionale të sistemeve në prokurori ;  Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe  trajnimeve përkatëse;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe  këshillave profesionale;

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike. 

Përvoja e Punës:  

  • Tri (3) vite përvojë punë në fushën e TI-së. 

Zyrtar për Arkiv 2  

  • Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë
  • Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozitë
  • Referenca: KPK/ZKSHP/PA/PSRK/PTH/POZ-009
  • Emri pozitës: Zyrtar për Arkiv 2
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i pozitave: Dy (2) pozita
  • Koeficienti: Shtatë (7)
  • Akti i emërimit: Pa afat
  • Puna Provuese: 12 muaj
  • Vendi: Gjakovë, Gjilan

Qëllimi i vendit të punës:

  • Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në arkivin e  institucionit në përputhje me procedurat ligjore. 
  • Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon  udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit.
  • Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e  informatave.
  • Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivore.
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit të Kosovës, me qëllim të  dorëzimit të lëndëve arkivore arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
  • Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën  arkivore të Kosovës.
  • Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën dhe shpërndarjen e postes, shkresave  jashtë dhe brenda institucionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave  të punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata ,dhënë udhëzime  dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe  teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare.  

Përvoja e Punës:

  • Dy (2) vite përvojë pune. 

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial  të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2022 deri me datë  19.05.2022 si datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve  Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë. 
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës  në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr.  “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë. 
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të  afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4  katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. 
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi  të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme  arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për  pozitën përkatëse. 
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë  shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11,  paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar: 

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk  pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës); 
  • Dy rekomandime (nëse keni); 
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar; 
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.  

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë  kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi. 

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022