Account Manager (f)

baboon logo e1600870947412
Baboon
Publikuar më
23/09/2020
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozicioni: Account Manager

Sektori: Menaxhim i Marrëdhënieve me Klientët

Vendndodhja: Kosovë

Baboon është në kërkim të një Account Manager (Femër), që do të shërbejë si lidhje midis punëdhënësit dhe klientëve që i është caktuar të ketë në menaxhim. Punëmarrësja duhet të dëgjoj me kujdes nevojat e klientëve dhe të gjej mënyrat e nevojshme për të arritur objektivat e përcaktuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për të identifikuar klientët potencial.
  • Zhvillon dhe mban marrëdhënie afatgjata me ta.
  • Kujdeset per të arritur performancën e duhur të shitjeve.
  • Monitoron matjet e shitjeve dhe realizon raporte mujore.
  • Monitoron buxhetin e klientëve dhe i ndërgjegjëson ata mbi shërbimet që përfitojnë.
  • Sigurohet që klientët të marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur.
  • Transmeton çdo problem te personat përgjegjës.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aplikantja duhet të jetë më vendbanim në Kosovë.
  • Të ketë makinë të zotërojë patentë.
  • Të jetë maksimumi 30 vjeç.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të jetë negociatore.
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e projekteve.
  • Të zotërojë gjuhë të huaja.
  • Të jetë e disponueshme të punojë në terren.

Punëmarrësja në axhendën e saj do të ketë shpesh udhëtime Kosovë-Tiranë dhe anasjelltas, të cilat do të jenë të rimbursuara nga Baboon.

Për të aplikuar ju lutemi të dërgoni CV tuaj të përditësuar, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni në adresën e email-it hr@baboon.al

Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen. Ju informojmë se të dhënat tuaja do trajtohen në kofidencialitet të plotë në përputhje me ligjin Nr. 9887, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.

Nëse njihni dikë që do ishte kandidatja e duhur për këtë pozicion pune, dërgojani këtë njoftim. Baboon ju mirëpret.

Listime të ngjashme

Project Manager (m/f/d)   Prishtinë e re
22/10/2020
National Project Coordinator   Prishtinë e re
22/10/2020
Copywriter/Storyteller   Prishtinë
20/10/2020
20/10/2020
Legal Manager   Prishtinë
15/10/2020