
- 1 shpallje aktive (Shiko)
Përshkrimi
OJQ "Violetë” Shpall konkurs të hapur për Psikolog/e
Shpallja është e hapur nga 21.05.2022 deri më 31.05.2022
Informata të përgjithshme
Shoqata e Gruas OJQ “Violetë” është një organizatë jo-qeveritare e cila është themeluar në 20.08.2002. OJQ Violetë, kontribon në inkorporimin e jetës shoqërore në veçanti të gruas, duke ofruar kështu programe edukative zhvillimore, përmirësimi i të drejtave njerëzore të gruas në të gjitha sferat e jetës, avokim për realizim të të drejtave të grave. Mbrojtja e këtyre të drejtave me kualitete të larta të shërbimeve, ofrimi i ndihmës së drejtëpërdrejtë, rehabilitim, mirëqenie, lobim për barazi gjinore dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje si pjesë e procesit të demokratizimit të vendit.
OJQ Violetë është duke zbatuar Projektin "Vetëdijësimi i vajzave dhe grave në Komunën e Podujevës, për një jetë pa dhunë në baza gjinore" mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Prandaj, në kuadër të këtij Projekti, OJQ Violetë dëshiron të angazhoj një Psikolog/e për të realizuar takime dhe trajnime në dy komuna: Prishtinë dhe Podujevë.
Përgjegjësitë dhe detyrat e Psikologut/es
Psikologu/ja do të mbajë ligjëratat bashkarisht me 1 zyrtar policor, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të institucioneve për dhunën në baza gjinore, poashtu do të mbajë edhe 4 trajnimet e parapara në projekt. Angazhimi i tij/saj do të jetë 22 ditë.
- Kualifikim superior në fushën e Psikologjisë, me përparësi të atyre që kanë kryer nivelin Master;
- Çertifikata të trajnimit në fushën e psikologjisë.
- Minimum 2 vjet përvoje në ofrimin e trajnimeve apo seancave juridike për grupet e ndjeshme të shoqërsië dhe institucionet përkatëse;
- Përparësi kanë kandidatët e çertifikuar si trajner/e si dhe përvojë në organizata joqeveritare që ofrojnë përkrahje për komunitetin, në veqanti për gratë dhe fëmijët.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë:
- CV-në;
- Së paku dy referenca që dëshmojnë përvojën në këtë fushë;
- Letrën motivuese; dhe
- Ofertën financiare për ditë.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 31 maj 2022, në orën 17:00 në e-mailin
bedrije.shala@hotmail.com duke shkruar në subjekt “Psikolog/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.