Vende të lira të punës (3)

komuna istog e1558652144905
QKMF Istog
Publikuar më
28/07/2020
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr 037L-212 e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nenit 4i Udhëzimit Administrativ Nr.0772017, Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe neni 15, Statutit të Q.K.M.F në Istog shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Teknik/e i/e Farmacisë, në QKMF.
Numri i Referencës: 642/2020.
Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Niveli i pagesës: 4.8/H - 68
Kategoria funksionale: Niveli Profesional
Periudha e kontratës është: Në kohë të pacaktuar (6 Muaj Periudha Provuese)

Punët dhe detyrat:

Mirëmbajtja dhe sigurimi i funksionalitetit të farmacive nën mbikëqyrje të Ministrisë së Shëndetësisë apo Drejtorive komunale për shëndetësi:

  • Siguron mirëmbajtjen e vazhdueshme profesionale të farmacisë duke klasifikuar sipas rendit të gjitha produktet farmaceutike dhe profesionale 20%
  • Mban evidencë ditore për të gjitha produktet farmaceutike dhe medicinale që janë përdorur, duke qartësuar vendin e shfrytëzimit të secilit veç e veç 20%.
  • Harton listën e kërkesave për furnizime me produkte medicinale dhe farmaceutike: 15%.
  • Ndihmon përgjegjësinë e farmacisë në menaxhimin e farmacisë: 15%
  • Asiston përgjegjësinë e farmacisë me rastin e hartimit të raporteve periodike të punës 15%
  • Bashkëpunon me shërbimet e tjera të shërbimet tjera të Spitalit/QKMF dhe merr kërkesa për nevojat e veçanta të tyre 10%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi 5%

Kualifikimet, shkathtësit kyqe, aftësit dhe përvoja.

  • Arsimim i bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e farmacisë dhe produkteve farmaceutike
  • Njohuri e rregulloreve së punës së farmacisë
  • Aftësi për punuar me orar të zgjatur dhe në ndërrimin e natës.

Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit)

Dokumentët e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme ose e fakultetit
  • Liçencën e Punës
  • Dëshmi për përvojen e punës.
  • Dokumenti i Identifikimit
  • Dëshmi nga gjykata që nuk je nën Hetime

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i të Hyrave Financiare
Numri i Referencës: 642/2020.
Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Niveli i pagesës: Kocficienti-6
Kategoria funksionale: Niveli Profesional
Periudha e kontratës është: Në kohë të pacaktuar, (6 Muaj Periudha Provuese)
Orari i Plotë: 40 orë në javë.
Lloji i pozites: I karrierës.

Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi dhe administrimi i të hyrave ne Institucion sipas planifikimeve dhe në pajtim me legjislacionin.

Punët dhe detyrat:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre: 10%
  • Regjistron të hyrat e ministrisë në modulin e të hyrave dhe klasifikon ato sipas programeve dhe kodit ekonomik të te hyrave: 20%
  • Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave e të hyrave, duke siguruar që të gjithë të dhënat që futen janë të sakta, të plota, dhe sipas afateve të caktuar: 15%
  • Përgatitë dhe dorëzon deklarata financiare (duke përfshirë të hyrat vjetore) dhe siguron që raporte standarde për të dhënat e përfshira janë të sakta dhe të plota: 15%
  • Monitoron dhe menaxhon të gjitha të hyrat e pranuara nga njësitë buxhetore duke siguruar që llogaritë janë dorëzuar me saktësi dhe brenda afateve kohore: 15%
  • Siguron që raportet për të hyrave vjetore të hartohen dhe lëshohen në mënyrë të rregullt, sipas standardeve dhe në përputhje me kërkesat e bëra: 10%
  • Barazon ë hyrat e instit me thesarin dhe bankat në baza mujore dhe sipas periodave të raportimit si dhe koordinon punën me programet që kërkojnë t'i shpenzojnë të hyrat vetjake për çdo vit fiskal: 10%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi: 5%

Kualifikimet, shkathtësitë kyqe, aftësitë dhe përvoja.

  • Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme, 2 vite përvojë profesionale
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e në fushën e buxhetit dhe financave
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Dokumentet e kërkuara:

  • Diploma e fakultetit
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Dokumenti i Identifikimit
  • Dëshmi nga gjykata që nuk je nën Hetime

Titulli i vendit të punës: Shofer/e në QKMF
Numri i Referencës: 642/2020
Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Niveli i pagesës: Koeficienti-4
Kategoria funksionale: Niveli Profesional
Periudha e kontratës është: Në kohë të pacaktuar, (6 Muaj Periudha Provuese)
Orarii Plotë: 40 orë në javë.
Lloji i pozitës: I karrierës

Qëllimi i vendit të punës: Të sigurohen shërbimet të vozitjes për nevoja të Institucionit Mjekësor.

Punët dhe detyrat:

  • Sipas urdhërave të eproreve të tij kryen transportin e personelit, të të mirave materiale, mjeteve themelore dhe materialit tjetër hargjues deri në destinacionin e caktuar.
  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e rregullt automjetit
  • Kujdeset për pastërtinë e automjetit
  • Gjatë vozitjes respekton rregullat e komunikacionit
  • Pranon dhe dorëzon automjetin me protokoll ditor
  • Përkujdeset për furnizim me kohë te pjesëve rezerve si dhe aparatin për Zjarr-fikje dhe aparatit.
  • Përdor mjete mbrojtëse në punë.
  • Në urdhër-udhëtim shënon sakte kohen e nisjes dhe destinacionin, si dhe kohen e kthimit dhe kilometrat e kaluara.
  • Mbanë evidencë mbi kilometrat e kaluara derivatet e shpenzuara dhe përkujdeset për servisimin e automjetit.
  • Përgjigjet shpejtë ne detyrat që i ngarkohen.
  • Kryen edhe detyra tjera të vozitësit të cilat ia cakton udhëheqësi.

Kualifikimet, shkathtësitë kyqe, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës se mesme, 4 vite përvojë profesionale.
  • Kategorinë përkatëse të vozitjes (B,C).
  • Të jet gjendje të mirë psiko-fizike.
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi në komunikim dhe në veprim.

Dokumentet e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme:
  • Dëshmi për përvojën e punës.
  • Dokumenti i Identifikimit
  • Dëshmi nga gjykata që nuk je nën Hetime

Të drejtë për punësim kanë të gjithë përsonat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike , kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës,

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljës në mjetet e informimit.

Kandidatët e interesuar mund ti marrin aplikacionet çdo ditë pune , në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare —Istog - Zyra e Shërbimit Juridik dhe aplikacionet e plotësuara dorëzohen në të njejtën zyre.

Me Kandidatët të cilët kanë konkuruar, do të mbahët intervista nga komisioni .

Për datën dhe kohën e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen me kohë.

Vërejtje: Dokumentet e pakompletura, si parashtrimi i kërkesave pas skandimit të afatit të përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (2)   Istog e re
18/09/2020
18/09/2020
18/09/2020
Drejtor/e i/e RTK Radios   Prishtinë e re
18/09/2020
Drejtor/e i/e RTK – TV   Prishtinë e re
18/09/2020