Inxhinier i Elektros

iber lepenc 1 e1639256947564
NH Ibër-Lepenc
Publikuar
07/02/2022
Skadon
21/02/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Ndërmarrja Hidroekonomike, ,Ibër-Lepenc'' SH.A. —Prishtinë, publikon këtë:

KONKURS

1. Inxhinier i Elektros në Nj. Punuese “Ujman” (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

  • Organizon procesin e prodhimit të energjisë elektrike
  • Koordinon punët me inxhinierin e makinerisë dhe të tjerët në NJ. P, me qëllim të funksionimit sa ma të suksesshëm të stabilimenteve dhe të gjitha pajisjeve elektro-makinerike
  • E mban evidencën dhe përgjigjet për rregullsitë e të gjitha pajisjeve dhe instalimeve të gjithëmbarshme në NJ.P, si dhe gjendjen e akumulimit të ujit
  • Punon dhe përgatitë planin ditor, javor, mujor të punës si dhe planin e riparimit të rregullt vjetor
  • Udhëheq dhe e aplikon punën në bazë të dokumentacionit teknik — skemave elektrike, udhëzimeve dhe normave teknike, të cilat i studion, përpunon dhe ia jep personelit teknik në përdorim
  • Merr pjesë ne riparimet e rregullta, ditore e vjetore dhe i zbaton masat e mbrojtjes higjenik-teknike MHT), kryen e dhe pure të tjera sipas urdhrit të udhëheqësit të NJ.P.
  • Për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të NJ.P:

Kushtet:

  • Përgatitja Superiore (Fakulteti Teknik, dega elektro)
  • Provimi profesional,
  • Përvoja e punës në punë profesionale 3 vite (e preferuar).

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të vazhdimit .

Kërkesës për pozitat e kërkuara t'i bashkëngjitet:

  • CV
  • Diploma e noterizuar
  • Vërtetimin e përvojës së punës
  • Ekstraktin e lindjes
  • Certifikata që nuk është nën hetime
  • Fotokopja e letër njoftimit,

Aplikacionet mund të merren në vveb-faqen zyrtare të Ndërmarrjes www.iber-lepenc.org.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas konkursit dorëzohen në Drejtorinë Qëndrore të N.H..,Ibër-Lepenc” — Prishtinë ose përmes postës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen me kandidatin e zgjedhur do të nënshkruhet Kontrata e punës pas sjelljes së certifikatës mjekësore.