3rd CFP: Cross-border programme Albania – Kosovo

64x64 Untitled design 2
EU Delegation in Albania
Publikuar më
18/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Institucionet Publike, Institucionet Akademike, Shkollat

Përshkrimi

Shpallet thirrja e tretë për projekt propozime

EuropeAid/171146/DD/ACT/AL

SHPALLET THIRRJA E TRETË PËR PROJEKT PROPOZIME, PROGRAMI IPA II Bashkëpunimi Ndërkufitar SHQIPËRI-KOSOVË

Thirrja e tretë për Projekt Propozime për Programin IPA BNK Shqipëri- Kosovë u shpall sot në datë 18 Maj 2021 dhe do të qëndrojë e hapur deri në datë 14 Korrik 2021. 

Totali i buxhetit për thirrjen e tretë është 1,600,000 Euro (kontributi i BE) i ndarë në mënyrë të barabartë në dy LOTE:

  • LOTI 1 - Mbrojtja dhe ruajtja dhe vlerësimi i burimeve mjedisore në zonën e Programit - me vlerë 000 Euro;
  • LOTI I 2 - Promovimi i turizmit dhe vleftësimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si një mënyrë për të nxitur zhvillimin ekonomik të zonës – 800.000 Euro.

Totali i partnerëve në një projekt nuk duhet të jetë më shumë se 4 dhe duhet të përfshijë të paktën një partner nga Institucionet lokale/rajonale të secilit vend. Çdo projekt propozim duhet të përfshijë një komponent investimi. Investimi në pajisje dhe/ose në infrastrukturë (punime) nuk mund të kalojë 70% të kostove totale të pranueshme të projektit.

Zbatimi projekteve nuk mund të jetë më pak se 24 muaj dhe më shumë se 36 muaj, duke filluar nga data e nisjes së projektit.

E RËNDËSISHME!

Aplikimet duhet të dorëzohen online nëpërmjet sistemit PROSPECT - webgate.ec.europa.eu/europeaid/prospect duke ndjekur instruksionet e dhëna nga manuali i PROSPECT.

Paketën e Aplikimit dhe informacione të tjera në lidhje me këtë thirrje do t’i gjeni në:

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome&nbPubliList=15&orderby=upd&orderbyad=Desc&searchtype=RS&aofr=171146

si dhe në faqen e internetit të Programit: http://albaniakosovocbc.org/

Për më shumë informacion kontaktoni me: Sekretariatin Teknik të Programit jts.alks@gmail.com, dhe/ose Delegation-Albania-Tenders@eeas.europa.eu

Shpallja e plotë.