Thirrje: Përmirësimi i efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike

fkee
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Publikuar më
02/11/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Institucione Publike

Përshkrimi

Thirrje publike

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energ¡isë (KEEF) fton të gjitha komunat e interesuara për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve që të aplikojnë për të marrë pjesë në Projektîn Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE) të mbështetur nga Banka Botërore, Bashkimî Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

KEEF është një institucion i ri për financimin e efiqiencës së energjisë në vend dhe partner kryesor zbatues për PKEE, qëllimi i të cilït është të zbatojë nënprojektet e kursimit të energjisë në objektet komunale. Objektet e zgjedhura në kuadër të kësaj thirrjeje do të marrin shërbimet e plota të KEEF për të zvogëluar konsumin e tyre të energjisë - nga auditimi i energjisë përmes fazave të komisionimit - të masave të efigiencës së energjisë, d.m.th. izolimi i mureve dhe i nënkulmeve, zëvendësimi i dritareve/dyerve, përmirësimi i sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit, ndriqimi, ndriqimi komunal i rrugëve etj., sic pajtohen në mënyrë reciproke aplikuesi dhe KEEF.

KEEF është një institucion i ri për financimin e efigiencës së energjisë në vend dhe panner kryesor zbatues për PKEE, qëllïmï ï të cilït është të zbatojë nënprojektet e kursimit të energjisë në objektet komunale. Objektet e zgjedhura në kuadër të kësaj thirrjeje do të marrin shërbïmet e plota të KEEF për të zvogëluar konsumin e tyre të energjisë - nga auditimi i energjisë përmes fazave të komisionimit - të masave të efigiencës së energjisë, d.m.th. izolimi i mureve dhe i nënkulmeve, zëvendësimi i dritareve/dyerve, përmirësimi i sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit, ndrigimi, ndri§imi komunal i rrugëve etj., sid pajtohen në mënyrë reciproke aplikuesi dhe KEEF.

Kush mund të apIikoj?

Komunat për masat efîçiente të energjisë në ndërtesave e tyre publike (jo-banesore), instalimin e PV paneleve solare mbi çatitë e ndërtesave të tyre publike dhe përmirësimîn e sistemeve të ndriçimit të rrugëve.

Të gjitha proiektet e oropozuara nga komunat do të aprovohen dhe financohen nga KEEF pas
përmbushies së kritereve të kualifikimit (pranueshmërisë) më poshtë:

  • Ndërtesat duhet të jenë në pronësi të komunës (duke përjashtuar ndërmarrjet publike ose komunale, ndënesat private të marra me qira nga agjencitë publike);
  • Ndërtesat duhet të jenë me strukturë të qëndrueshme;
  • Për masat efîçiente të energjisë të ndërtesa duhet të mos kenë pasur renovim të plotë për efiçiencë të energjisë në 10 vitet e fundit, dhe të jenë të paktën 5 vjet të vjetra;
  • Ndërtesat nuk duhet të kenë ndonjë plan për Iëvizje të zyrave, mbyllje ose privatizim; Përfituesit duhet të jenë në gjendje të mirë financiare dhe të demonstrojnë disiplinë pagese;
  • Ndriçimi i rrugëve duhet të jetë sistem ekzistues që është në pronësi, operohet dhe mirëmbahet nga qeveria komunale, dhe faturat e energ¡isë paguhen nga komuna;

Pasi të jetë shqyrtuar aplikacioni dhe të jetë konfirmuar se i përmbush kriteret e pranueshmërisë, komuna do të ftohet të nënshkruajë Marrëveshjen për Fillimin e Projektit me KEEF, pas të cilës KEEF do të aranzhojë një auditim energjetik dhe hartïmin e planeve të detajuara. Masa e pranueshmërisë duhet të përfshijë:

  • Përmbushjen e kërkesave teknike minimale të performancës së energjisë
  • Periudhën maksimale të kthimit të pagesave deri në 15 vjet (bazuar në kursimet e Ilogaritura të kostos së energjisë) për tërë projektin në një ndërtesë përkatëse ose sistem të infrastrukturës;
  • Maksimum 10K e vëllimit të investimeve të përg¡ithshme të projektit mund të përbëjnë masat jo-EE, si ri-instalimi elektrik, riparimet e vogla strukturore, ngjyrosja, siguria sizmike etj.

Cîlat janë masat tipike të efiçiencës së energjisë që duhet të zbatohen?

Për secilin objekt, masat përkatëse të efi§iencës së energjisë do të identifikohen bazuar në analizën e objektït, të dhënat e konsumit të energjisë dhe potencialin e kursimit të energjisë. Më poshtë janë masat tipike për efïgiencë të energjisë që mund të zbatohen në kuadër të projektit:

a)    Struktura e objektit (izolimi i mureve, bodrumeve dhe nënkulmeve, riparimi/ zëvendësimi i dyerve dhe dritareve të jashtme, optimizimi i dritareve),

b)    Sistemet e ngrohjes dhe freskimit (përmirësimi/ zëvendësimi i bojlerit, ndërrimi i Iëndës djegëse, lidhja me sistemin e Ngrohjes Qendrore, vendosja e sipërfaqeve reflektuese në muret pas radiatorëve, sistemet e kontrollit, izolimi i gypave),

c)    Ndriçimi (Ilamba LED etj) dhe sistemet e tjera që shfrytëzojnë energji (p.sh. pompat dhe ventilatorët),

d)    lnstalimi i PV solare (PV-solare në kulm të Iîdhura me rrjet), instalimi i ngrohjes së ujit nga dielli

e)    Zëvendësimi ose përmirësimi i sistemit të ndriçimit të rrugëve.

Si mund të apIikojnë komunat? A mund të dorëzojnë komunat më shumë se një projekt?

a)    Plotësoni formularin e aplikimit të dhënë në Aneksin I të kësaj thirrjeje publike, së bashku me tabelat me informacione të përgjithshme për objektin, koston dhe konsumin e energjisë në tri vitet e fundit.

b)    Dërgoni aplikacionin e kompletuar në KEEF në mënyrë elektronike ose me dorë në adresën e specifikuar më poshtë (Kontaktet).

c)    Secila komunë mund të paraqesë deri në 5 projekt propozime (Aplikacione).

Lloji i kontratës dhe madhësia e projekteve të financuara

KEEF do të sigurojë një paketë të shërbimit të plotë, duke përfshirë sigurimin e financimin, auditimin e energjisë, planin teknik, prokurimin dhe mbikëqyrjen e kontraktuesve, masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale, matjen dhe raportimin e kursimit të energjisë. Në këmbim, komuna do të kthej pagesën për zhvillimin e projektit dhe kostot e investimeve nga kursimet e energjisë që do të rezultojnë (deri në 15 vjet). Ky kthim i pagesave do të bëhet në bazë të një marrëveshjeje për shërbime energ¡etike (MSHE). Sipas nenit 35 të Ligjit për Efiqiencë të Energjisë Nr. 06-L-079, MSHE-të nuk klasifikohen si borxh komunal.

Buxheti i përgjithshëm i projektit është rreth 14.8 milionë EUR. Vëllimi minimal i vlerësuar i investimit për aplikacion është 20,000 EUR, dhe maksimumi 500,000 EUR.

Kur është afati i fundit për aplikim dhe aprovim?

Për këtë grup të projekteve, data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve  do  të jetë  30 nëntor 2020. KEEF do të shqyrtojë secilin aplikacion sipas radhës që është pranuar (d.m.th., ai që është pranuar i pari do të shqyrtohet i pari), prandaj aplikimet e hershme kanë më shumë mundësi  për t’u fïnancuar. KEEF do të shqyrtojë dhe njoftojë aplikuesin për vendimin (aprovim ose refuzim) brenda 4 javësh pas marrjes së aplikacionit.

Kontaktet

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Adresa: Kati i 7-të i ndërtesës së ish-Bankës së Ljubljanës

Email: info@fkee-rks.net

Fagja e internetit: www.fkee-rks net

Formulari i aplikimit (Aneksi 1) mund tä shkarkohet nga faqja e internetit www.kee-rks.net

Listime të ngjashme