BarMan – Barista (2)

64x64 loopus consulting
Loopus Consulting
Publikuar më
14/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në emër të klientit premium, LOOPUS CONSULTING është në kërkim dy (2) BarMan (Barista) të përkushtuar, të organizuar që dëshirojnë të punojnë si pjesë e një ekipi në një mjedis të shpejtë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përgatit pije alkoolike dhe joalkoolike.
  • Ndërvepron me klientët, merr porosi dhe shërben pije në banak.
  • Vlerëson nevojat dhe preferencat e klientëve dhe ofron propozime.
  • Planifikon menutë e pijeve aktuale dhe propozon të reja.
  • Kontrollon dhe rimbush inventarin e barit me furnizime.
  • Njohuri të shkëlqyera për përzierjen, zbukurimin dhe shërbimin e pijeve.
  • Njohuria e Gjuhës Angleze është një plus dhe konsiderohet si avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi për të mbajtur banakun e organizuar, të furnizuar dhe të pastër.

KËRKESAT DHE PARAKUSHTET:

  • Diploma e shkollës së mesme ose ekuivalente.
  • Kapaciteti për të qëndruar për orë të gjata
  • Shkathtësi menaxhuese të kohës.
  • Aftësi për të bashkëpunuar në ekip.
  • Aftësi për të punuar në ndërrime, gjatë fundjavave, dhe gjatë festave.

CKA OFROJME

  • Ofrohet kontratë e rregullt pune.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Pagesë konkurrente dhe e pëlqyeshme.
  • Kontribute pensionale dhe tatime të paguara.
  • Ambient modern pune.
  • Kolektiv bashkëpunues dhe profesional.
  • Rritje page, varësisht performancës.
  • Pushime të paguara.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV tuaja në loopusconsulting@gmail.com deri me datën 20 Qershor 2020 në mesnatë.

Aplikimet pas kësaj kohe nuk do të meren në konsideratë.