Zyrtar/e për Financa

Publikuar më
08/07/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Organizata YMCA shpall konkurs për pozitën:

  • Zyrtr/e për Financa

Rreth organizatës:

YMCA është një organizatë e bazuar në vlerat e vullnetarizmit që për qëllim ka inspirimin dhe inkurajimin e lidershipit tek të rinjët dhe të rejat. Asiston në një ambient të shëndetshëm të komunitetit. YMCA është anëtare me të drejta të plota në Federatën YMCA Evropës. Është organizata e parë e rinisë në botë e themeluar në vitin 1844. YMCA është përfaqësuese e YMCA Botës në Kosovë.

Lokacioni: Gjakovë
Kohëzgjatja: 6 muaj me mundësi vazhdimi (Orari plotë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon dhe mirëmban dosjet dhe të dhënat financiare,
  • Përpilimi i raporteve të ndryshme financiare, sipas kërkesës së mbikgyrëst,
  • Të monitoroj të hyrat e dyqaneve të bamirësisë,
  • Përgatitë raporte financiare javore, mujore dhe vjetore,
  • Përgatitë raportet javore të llogarive të arketueshme dhe të pagueshme,
  • Kontrollon të ardhurat, shpenzimet dhe qarkullimet,
  • Të përgatisë dokumente mbështetëse financiare dhe administrativ të përcaktuara nga politika e brendshme dhe rregulloret financiare,
  • Punon drejtpërdrejt me stafin udhëheqës të organizatës,
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe organizative sipas nevojës.
  • Të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me mbikqyrësin e projektit (projekt menaxherin),
  • Angazhohet dhe ndihmon eshe në programet tjera të organizatës kur është e nevojshme dhe kërkohet,
  • Të punojë në bazë të misionit dhe vizionit të organizatës dhe gjithmonë t'i jep përparësi nevojave të komunitetit pasi puna jonë mbështetet në ndihmën e të tjerëve dhe fuqizimin etë rinjëve dhe të rejave
  • Ndihmon organizatën në implementimin e strategjisë aktuale të organizatës “One Y— One Way”

Kriteret e Përgjithshme:

  • Kualifikim universitar me drejtim ekonomik,
  • Përvojë e punës së paku 2 vite,
  • Preferohet të ketë trajnime dhe çertifikime në këtë lëmi,
  • Njohuri të mira të gjuhës angjeze në të folur dhe të shkruar është përparësi,
  • Shkathtësitë mira kompjuterike,
  • Të jetë person i/e besueshëm dhe me etikë pune të fuqishme,
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe për të punuar në grup,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për ti dhënë prioritet detyrave dhe për të marrë iniciativa

Si të aplikoni: Ata/ato që janë të interesuara ju lutem dergoni një CV dhe letër motivuese në emall adresën: office@gwykosovo.com.

Në subjekt të email-it ju lutem shkruani pozitën për të cilën po aplikoni.

Aplikacionet pranohen deri me datën 14.07.2020.

Listime të ngjashme