Letër motivimi: Specialist i Shërbimit të Konsumatorëve

Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për pozitën Specialist i Shërbimit të Klientit

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

01 prill 2020, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Shërbimi ndaj konsumatorëve është themel i çdo organizate apo biznesi. Pa shërbimin dhe kujdesin ndaj klientit, kompanitë nuk do të kishin sukses në një treg të udhëhequr prej rezultateve. Unë jam i përkushtuar të ofroj shërbim superior ndaj klientëve duke iu përmbajtur parimeve thelbësore të biznesit dhe jam gjithashtu i entuziazmuar që mund të sjell këtë komponentë të karrierës në kompaninë tuaj.

Kam mbaruar studimet në Universitetin/Kolegjin XXX me diplomë Bachelor për Media dhe Komunikim në korrik 2014. Që nga ajo kohë, kam punuar në disa prej qendrave më të mëdha të thirrjeve në Kosovë.

Shkathtësitë e mia të ndryshme përfshijnë punën me Microsoft Office Suite dhe programin e menaxhimit organizativ, të menduarit kritik, kryerjen e funksioneve të futjes së të dhënave, zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e aftësive organizative me menaxhimin e kohës.

Si specialist i shërbimit ndaj klientit, unë pres që të jap rezultate superiore për reklamim të inovacionit në fushat e menaxhimit, rritjen e efikasitetit në kënaqësinë e klientëve dhe gjenerimin e të ardhurave shtesë.

Unë do të doja të ju falënderoja për konsideratën dhe kohën tuaj në lidhje me shqyrtimin e aplikimit tim. Unë pres që t’ju takoj për të diskutuar kualifikimet e mia dhe të mësoj më shumë rreth detyrave të një specialisti të shërbimit të klientit në kompaninë tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]