Letër motivimi: Praktikant / Internship

Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për Praktikant / Internship

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

28 prill 2020, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj për programin e praktikës në fushën e marketingut. Duke iu referuar konkursit të kohës së fundit të publikuar në Portalin Kastori, u gëzova kur kuptova që arritjet e mia akademike i plotësojnë të gjitha kërkesat e nevojshme të programit. Momentalisht jam në kërkim të një praktike sfiduese, por të dobishme, dhe kjo është arsyeja pse u interesova për këtë mundësi shumë emocionuese.

Si student i vitit të dytë të Marketingut dhe Administrimit të Biznesit në Universitetin/Kolegjin XXX, unë kam fituar aftësi të konsiderueshme në fushën e reklamimit, marrëdhënieve me publikun, zhvillimin e produkteve dhe hulumtimin e tregut. Aktualisht unë mbaj notën mesatare 9.1 dhe jam përfitues i bursës së Ministrisë së Arsimit.

Gjatë studimeve në fushën e marketingut, unë jam fokusuar në mënyrë strategjike në fushat e mëposhtme:

  • Analizat e marketingut
  • Menaxhimi i marketingut
  • Hulumtimi dhe sondazhet
  • Marketingu digjital
  • Komunikimet e marketingut

Duke përdorur njohuritë e fituara në universitet, vitin e kaluar kam zhvilluar një fushatë marketingu për një ide biznesi lokal të kujdesit ndaj klientëve. Fushata u prit aq mirë sa që më shpërblyen në vendin e tretë në konkursin e planit të biznesit të universitetit.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]