Letër Motivimi për Teknik Junior i IT-së

Model Letër Motivimi për profesionin: Teknik Junior i IT-së

 

Kosovo IT Soulutions
Rruga B
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

14 shkurt 2022, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Si një admirues i punës së bërë nga ‘Kosovo IT Solutions’, kam kënaqësinë të paraqes aplikimin tim për pozitën e hapur ‘Teknik Junior i IT-së,’ shpallur në Portalin Kastori. Kam përfunduar studimet universitare në Kolegjin UBT në Shkenca Kompjuterike, dhe besoj se njohuritë e mia për sistemet Linux, përvoja në kodimin backend, dhe vëmendja ndaj detajeve do të më bënin një vlerë e shtuar për kompaninë ‘Kosovo IT Solutions.’

Në rolin tim të mëparshëm si student praktikant në departamentin e Shërbimeve Teknike të Kolegjit UBT, isha përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të një sërë çështjesh teknike, asistimin në mirëmbajtjen e serverit, dhe instalimin e një game të gjerë pajisjesh. Gjatë kësaj kohe kam ndihmuar në zhvillimin dhe prezantimin e praktikave të reja të departamentit dhe në përmirësimin e kohës së përgjigjes së kërkesave për shërbime.

Unë gjithashtu kuptoj nga përshkrimi i punës që ‘Kosovo IT Solutions’ po kërkon të zgjerojë shërbimet në cloud computing. Gjatë kohës sa kam përfunduar praktikën në AppCodding, u specializova dhe përfundova temën e diplomës pikërisht në cloud computing.

Pozita e teknikut junior të IT-së në ‘Kosovo IT Solutions’ do të ishte një mundësi e mirë për mua të mësoj më shumë rreth një industrie në rritje. Kam bashkangjitur CV-në time, e cila detajon më tej shkathtësitë e mia dhe formimin arsimor. Ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje, dhe pres me padurim mundësinë për të biseduar më tej me ju.

Faleminderit për kohën dhe konsideratën.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj]

--

Shkarko ne Word (google docs)

--

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.

--

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.