Leter Motivimi per Menaxher Restauranti

Shembull për Letër Motivimi për profesionin: Menaxher Restauranti

 

Restaurant XXX
Rruga Robert Doll
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

03 mars 2022, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Përmes kësaj letre shpreh interesin për të aplikuar në konkursin e hapur për pozitën e Menaxherit të Restorantit në XXX. Kam më shumë se pesë vjet përvojë pune në menaxhimin e restoranteve dhe bareve, dhe besoj që ekspertiza ime profesionale përputhet ngushtë me përgjegjësitë dhe kërkesat e përshkruara në shpalljen e punës.

Në rolin tim të mëhershëm si menaxher restoranti për XXX, jam dëshmuar si një udhëheqës efikas, entuziast, dhe përkrahës për të gjithë ekipin. Gjatë kësaj kohe kam trajnuar dhe përgatitur stafin për natën inauguruese të hapjes se restaurantit, si dhe më tej duke përmbushur dhe tejkaluar objektivat e shitjeve për secilin muaj në vazhdimësi.

Pikat kryesore të kualifikimeve dhe kompetencave të mia përfshijnë:

  • Vëmendje ndaj përsosmërisë dhe ekselencës të standardeve të restaurantit;
  • Etikë të lartë të punës dhe aftësivë të udhëheqjes;
  • Qëndrim pozitiv madje edhe nën kushte presioni të lartë të punës.

Kam bindjen se ekspertiza ime e gjerë do të ndihmojë që biznesi i juaj të ketë sukses në të ardhmen. Përvoja ime në këtë industri më ka përgatitur për një mundësi të tillë dhe unë sinqerisht shpresoj se mund të kontribuoj së shpejti si një anëtar i ekipit.

Do të ishte kënaqësi të diskutonim më në detaje përshkrimin dhe kërkesat e punës të menaxherit të restorantit. Faleminderit për kohën tuaj dhe mezi pres të dëgjoj nga ju.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj

--

Shkarko ne Word (google docs)

--

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.

 

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.