Letër Motivimi për Menaxher i Shitjes

Shembull - Letër Motivimi për profesionin: Menaxher i shitjes

 

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në përgjigje të njoftimit për vendin e lirë të punës për pozitën Menaxher i Shitjes, kam kënaqësinë të paraqes CV-në time për shqyrtimin dhe konsideratën tuaj. Bazuar në përshkrimin e punës kam besim se do të isha një kandidat ideal për këtë funksion, pasiqë përvoja dhe shkathtësitë e mia përputhen saktësisht me kërkesat tuaja.

Unë jam profesionist i orientuar në shitje, me një ekspertizë të konsiderueshme në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe menaxhimin e stafit. Kam njohuri të konsiderueshme të biznesit dhe përvojë në planifikimin strategjik duke ofruar përmirësime në procese, produktivitet, dhe ulje të kostos.

Si menaxher i shitjeve për kompaninë XXX, aktualisht mbikëqyri një ekip të shitjes prej 4 anëtarëve, dhe arrij vazhdimisht objektivat e shitjes dhe analizimin e trendeve të ardhshme.

Në të gjitha pozitat e mëhershme që kam mbajtur, kam arritur të kultivoj marrëdhënie të mira me klientët dhe partnerët strategjikë. Gjatë punës si asistent i shitjeve me kompaninë XXX, unë i kam tejkaluar të gjitha objektivat e vendosura dhe u vlerësova nga stafi dhe menaxhmenti për gatishmërinë për të kryer një rol aktiv dhe praktik në çdo detyrë të lidhur me pozitën.

Shpresoj shumë që do të kem mundësinë të diskutoj më tej për aplikimin dhe përvojën time me juve. Faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj]

 

--

Shkarko ne Word (google docs)

--

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.

--

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.