Leter Motivimi per Menaxher i Projektit IT

Model - Letër Motivimi për profesionin: Menaxher i Projektit IT

 

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

28 prill 2020, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Si një menaxher i projektit IT inovativ dhe i drejtuar nga rezultatet, përvoja ime 16 vjeçare do të ishte aset për kompaninë tuaj si në zgjidhjen e sfidave aktuale, ashtu edhe në drejtimin për të arritur rezultate më të larta për sukses dhe përfitim.

Përvoja ime në menaxhimin e projektit fokusohet në menaxhimin e teknologjisë, teknologjinë kibernetike, sigurinë cloud, dhe big data. CV-ja ime liston jo vetëm trajnimin dhe kualifikimet, por suksesin tim të dëshmuar në ndërtimin e ekipit dhe menaxhimin e projektit nga konceptimi deri në përfundim.

Gjatë karrierës time unë kam parashikuar vazhdimisht sfida dhe çështje potenciale në mënyrë që të përgatitem në mënyrë aktive dhe t’i zgjidh ato.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj]

--

Shkarko ne Word (google docs)

--

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.

--

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.