Letër Motivimi për Kordinator Projekti

Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për Kordinator Projekti

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

28 prill 2020, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Kam kënaqësinë të aplikoj për pozitën e Kordinatorit të Projektit në Kompaninë Kosovo Solutions. Si një kandidat i motivuar dhe me përvojë në organizimin dhe bashkërendimin e projekteve me efikasitet maksimal, unë besoj se aftësitë dhe interesi im do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin dhe klientët tuaj.

Në rolin tim të mëparshëm si koordinator projekti në Organizatën XXX, kam ofruar mbështetje administrative dhe operacionale për katër menaxherë të projektit dhe kam kordinuar mesatarisht deri në pesë projekte të njëpasnjëshme çdo muaj. Gjatë kësaj kohe, kam planifikuar dhe monitoruar oraret e projektit, buxhetet, burimet dhe si dhe komunikimin me publikun. Unë kam përvojë të konsiderueshme në përdorimin e programeve të menaxhimit të projektit dhe jam specializuar për mirëmbajtjen e dokumentacionit të projekteve në ‘cloud solutions.’

Puna për Organizatën XXX gjithashtu më ka mundësuar të fitoj përvojë të punës në një mjedis dinamik dhe nën presion, duke mbetur i fokusuar në përfundimin me kohë të të gjitha objektivave të projektit dhe duke mbajtur një normë përfundimi 98% në kohë.

Unë e mirëpres mundësinë për të mësuar më shumë rreth pozitës së Koordinatorit të Projektit, por edhe misionit të kompanisë dhe klientëve tuaj.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]