Leter Motivimi per Konsulent Menaxhimi

Shembull - Letër Motivimi për profesionin: Konsulent Menaxhimi

Kompania XXX
Rr. Pavarësia, Nr. 22
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 mars 2019, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Do të dëshiroja të prezantoja veten si kandidat për pozitën e hapur të Konsulentit të Menaxhimit në kompaninë Kosovo Solutions.

Gjatë punës time të mëparshme si Këshilltar Menaxhimi në Kompaninë XXX, përgjegjësitë e mia kanë përfshirë kryerjen e hulumtimeve dhe grumbullimin e të dhënave, intervistimin e punonjësve të klientëve të mi, moderimin e fokus grupeve dhe punëtorive, formulimin e prezantimeve dhe propozimeve, dhe mbajtjen e komunikimit të hapur dhe të qartë me klientin. Gjatë periudhës për pesë vite, unë kam ndihmuar mbi 200 klientë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tërë kësaj kohe, unë kam ndihmuar klientët të zbatojnë strategji të përmirësuara të menaxhimit që kanë ngritur moralin e kompanisë dhe kanë ndikuar në rritjen e shitjeve. Unë gjithmonë përpiqem të krijoj një marrëdhënie afatgjatë me secilin klient.

Unë kam diplomë bachelor në biznes nga Universiteti XXX që më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës time si Konsulent Menaxhimi. Studimet në menaxhimin e biznesit, marketingun, ekonominë, financat, menaxhimin e burimeve njerëzore, kontabilitetin dhe teorinë e organizimit më kanë ofruar njohuritë e nevojshme për të qenë i suksesshëm në këtë fushë.

Gjatë karrierës time akademike, unë kam thelluar njohuritë dhe karakterin tim, por kam fituar edhe aftësi të vlefshme të komunikimit dhe menaxhimit të kohës.

Faleminderit për kohën dhe vlerësimin si kandidat për pozitën e Këshilltarit të Menaxhimit.

Pres të dëgjoj më shumë rreth Kosovo Solutions dhe klientëve tuaj.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj]

 

--

Shkarko ne Word (google docs)

--

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.

--

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.