Letër Motivimi për Konsulent Junior

Letër Motivimi për Konsulent Junior – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Duke iu referuar konkursit për vend të lirë të punës, të shpallur në Portalin Kastori, përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj në pozitën e Konsulentit Junior në kompaninë Kosovo Solutions.

Përgjatë studimeve të mia, unë kam fituar përvojë pune si konsulent në një program praktike me kompaninë X. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të mësoj se çfarë përmban puna dhe roli i një konsulenti. Unë jam person i orientuar drejt rezultatit dhe kam zhvilluar aftësitë e komunikimit me klientët. Për shembull, një nga përgjegjësitë e mia ishte të mbaja klientët të informuar vazhdimisht për ecurinë e një projekti.

Bazuar në përshkrimin e punës, përvoja me organizatat jo qeveritare është obligative per t’u
konsideruar për këtë pozitë. Unë gjithashtu kam kryer një praktikë me në një organizatë
jofitimprurëse, por edhe si një vullnetar në Institutin XYZ, unë kam kuptuar për së afërmi natyrën e punës së organizatave joqeveritare.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë jam në dispozicionin tuaj dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

*Për më shumë shembuj të letrave motivuese vizito Kastori Resurse.