Letër Motivimi për Asistent i Zyres

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Asistent

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Jam i interesuar të aplikoj për pozitën Asistent i Zyrës në [Kosovo Solutions], sipas konkursit të shpallur në Portalin Kastori, më 15 shkurt 2020.

Kam aftësi të shkëlqyera të komunikimit me klientët dhe një përvojë prej pesë viteve të punës si asistent i zyres, në caktimin e takimeve, komunikimin me telefon, personalisht dhe me email.

Unë gjithashtu kam përfunduar trajnime mbi një shumëllojshmëri të programeve dhe sistemeve softuerike, duke përfshirë Microsoft Word, Excel, Outlook, DocuSign etj. Kohët e fundit kam udhëhequr një seminar se si të përdorim në mënyrë efektive programin SharePoint.

Jam i bindur se përvoja dhe aftësitë e mia administrative më kualifikojnë për këtë pozitë. Kam bashkëngjitur CV-në time për shqyrtimin tuaj. Shpresoj qe do të kemi mundësinë të ftohem në intervistë dhe të diskutoj kualifikimet dhe përvojën time në më shumë detaje.

Ju falënderoj për konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]