Letër Motivimi për Asistent Ekzekutiv

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Asistent Ekzekutiv

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në faqen e internetit të Portalit Kastori lexova shpalljen për vendin e lirë të punës si asistent ekzekutiv me Kosovo Solutions dhe kam kënaqësinë të aplikoj, me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e kësaj pozite.

Gjatë punës time të mëparshme në [kompaninë XXX], kam shërbyer si Asistent Ekzekutiv i tre anëtarëve të ekipit menaxhues të kompanisë, duke përfshirë edhe Drejtorin Ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, unë jam vlerësuar për aftësitë e mia të menaxhimit të kohës, aftësitë e komunikimit dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë.

Nga 12 vitet e mia të përvojës si asistent ekzekutiv, e kuptoj rëndësinë e të qenurit proaktiv. Përveç planifikimit të takimeve, kordinimit të eventeve, përgatitjen e agjendave dhe menaxhimin e aranzhimeve të udhëtimit, unë kam zhvilluar gjithashtu aftësinë për të krijuar plane alternative efektive. Vlera ime më e madhe për çdo udhëheqës ekzekutiv është aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur.

Unë komunikoj rrjedhshëm në anglisht dhe punoj shumë mirë me kompjuter, në hartimin e dokumenteve profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]