Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Analist i Bazës së të Dhënave
Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës
01 mars 2020, Prishtinë
Letër Motivuese
I/E nderuar,
Faleminderit shumë për mundësinë që të aplikojë për pozitën e lirë të punës si Analist i Bazës së të Dhënave në kompaninë [Kosovo Solutions].
Unë jam një kandidat me përvojë të konsiderueshme në hartimin dhe përpunimin e rekomandimeve strategjike dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të dhëna, që nxisin rezultate të suksesshme në fushën e biznesit.
Gjatë kohës sa kam punuar si analist i bazës së të dhënave me kompaninë [XXX], kam qenë përgjegjës për menaxhimin dhe analizimin e aplikacioneve të bazës së të dhënave në shkallë të gjerë duke mbështetur zhvillimin e procedurave thelbësore dhe hartimin e raporteve koncize. Me një përvojë të dëshmuar të menaxhimit të suksesshëm të sistemeve komplekse, unë kam udhëhequr një ekip prej shtatë personave duke qenë përgjegjës për zbatimin, testimin dhe trajnimin e solucionit SAP për disa kompani të Kosovës.
Në kapacitetet e mia të mëparshme, jam vlerësuar shpesh për qëndrimin tim pozitiv dhe angazhimin e vazhdueshëm për ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme në ekip. Unë besoj se këto shkathtësi, së bashku me njohuritë e thella të sistemeve të bazës së të dhënave, do të më ndihmojnë që të bëhem një aset i vlefshëm për ekipin e [Kosovo Solutions].
Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë konkurs pune dhe përshkrimin e detyrave.
Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx
Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]