Letër motivimi: Konsulent menaxhimi

Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për Konsulent Menaxhimi

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

01 mars 2019, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Do të dëshiroja të prezantoja veten si kandidat për pozitën e haput të Konsulentit të Menaxhimit në kompaninë Kosovo Solutions.

Gjatë punës time të mëparshme si Këshilltar Menaxhimi në Kompaninë XXX, përgjegjësitë e mia kanë përfshirë kryerjen e hulumtimeve dhe grumbullimin e të dhënave, intervistimin e punonjësve të klientëve të mi, moderimin e fokus grupeve dhe punëtorive, formulimin e prezantimeve dhe propozimeve, dhe mbajtjen e komunikimit të hapur dhe të qartë me klientin. Gjatë periudhës për pesë vite, unë kam ndihmuar mbi 200 klientë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tërë kësaj kohe, unë kam ndihmuar klientët të zbatojnë strategji të përmirësuara të menaxhimit që kanë ngritur moralin e kompanisë dhe kanë ndikuar në rritjen e shitjeve. Unë gjithmonë përpiqem të krijoj një marrëdhënie afatgjatë me secilin klient.

Unë kam diplomë bachelor në biznes nga Universiteti XXX që më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës time si Konsulent Menaxhimi. Studimet në menaxhimin e biznesit, marketingun, ekonominë, financat, menaxhimin e burimeve njerëzore, kontabilitetin dhe teorinë e organizimit më kanë ofruar njohuritë e nevojshme për të qenë i suksesshëm në këtë fushë.

Gjatë karrierës time akademike, unë kam thelluar njohuritë dhe karakterin tim, por kam fituar edhe aftësi të vlefshme të komunikimit dhe menaxhimit të kohës.

Faleminderit për kohën dhe vlerësimin si kandidat për pozitën e Këshilltarit të Menaxhimit.

Pres të dëgjoj më shumë rreth Kosovo Solutions dhe klientëve tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]