Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për pozitën Programer
Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës
28 prill 2020, Prishtinë
Letër Aplikimi
I/E nderuar,
Kam kënaqësinë të aplikoj në konkursin për vendin e lirë të punës si Programer, të shpallur së fundmi në Portalin Kastori. Sipas kërkesës tuaj, ju lutem gjeni të bashkëngjitur CV-në, certifikimet e trajnimeve, si dhe tri referenca profesionale.
Unë besoj se përvoja profesionale dhe kualifikimi im teknik më bëjnë një kandidat ideal për këtë pozitë. Përparësitë e mia kryesore, që do të mbështesin suksesin tim në këtë pozitë, janë:
- Kam përvojë të gjerë në dizajnimin, zhvillimin dhe mbështetjen me sukses të aplikacioneve për përdorim në kohë reale;
- Përpiqem vazhdimisht të arrijë rezultate të përsosura;
- Ofroj përkrahje të jashtëzakonshëm në kuadër të ekipit për shërbimin ndaj klientëve;
- Me diplomë universitare në shkenca kompjuterike, posedoj njohuri të plotë për ciklin e projekteve të zhvillimit të softuerëve;
- Gjithashtu, kam përvojë të konsiderueshme në inkorporimin dhe zbatimin e teknologjive të reja të aplikacioneve.
Ju lutemi shikoni CV-në time për informacion shtesë mbi përvojën time të mëparshme.
Ju falenderoj shumë për kohën dhe konsideratën tuaj.
Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]