IT Project Manager

Letër Motivimi për Menaxher Projekti IT – Shembull

I/E nderuar,

Si një menaxher i projektit IT inovativ dhe i drejtuar nga rezultatet, përvoja ime 16 vjeçare do të ishte aset për kompaninë tuaj si në zgjidhjen e sfidave aktuale, ashtu edhe në drejtimin për të arritur rezultate më të larta për sukses dhe përfitim.

Përvoja ime në menaxhimin e projektit fokusohet në menaxhimin e teknologjisë, teknologjinë kibernetike, sigurinë cloud, dhe big data. CV-ja ime liston jo vetëm trajnimin dhe kualifikimet, por suksesin tim të dëshmuar në ndërtimin e ekipit dhe menaxhimin e projektit nga konceptimi deri në përfundim.

Gjatë karrierës time unë kam parashikuar vazhdimisht sfida dhe çështje potenciale në mënyrë që të përgatitem në mënyrë aktive dhe t’i zgjidh ato.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Pedagog i Shkollës

Letër Motivimi për Pedagog i Shkollës – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 mars 2019, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Quhem [Albana Krasniqi] dhe kam mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Kam përfunduar gjithashtu studimet post-diplomike me titullin Master i Pedagogjisë për Shkollat Profesionale.

Në faqen e internetit të Portalit Kastori lexova njoftimin për vendin e lirë të punës si pedagoge e shkollës dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e kësaj pozite.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në shkollë, kam fituar njohuritë e nevojshme dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve universitare, kam punuar gjithashtu si trajnuese. Përveç kësaj, kam përmirësuar aftësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa organizata për kujdesin ndaj të rinjve dhe në aktivitetet e kohës së lirë kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.

Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në gjermanisht. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter, duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Menaxher i Programit

Letër Motivimi për Menaxher i Programit – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 janar 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Duke iu referuar vendit të lirë të punës të shpallur në Portalin Kastori, përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj në pozitën e Menaxherit të Programit në kompaninë Kosovo Solutions. Unë jam një profesionist i arsimuar në Menaxhim Biznesi dhe me një përvojë të gjerë të udhëheqjes së programeve në fusha të ndryshme.

Gjatë funksionit tim të mëparshme si Menaxher i Programit në XXX, unë kam qenë përgjegjës për monitorimin e projekteve, hartimin e planeve të punës, dhe përcaktimin e objektivave të projektit. Unë gjithashtu kam kordinuar Menaxherët e Projekteve përderisa kam zhvilluar afatet kohore dhe planet e kërkuara buxhetore. Unë kam njohuri të thella të metodave të menaxhimit të projektit dhe kam shkathtësi të mira të punës me Microsoft Office dhe në softuerin për menaxhimin e projekteve.

Unë jam i diplomuar në programin e Menaxhimit të Biznesit në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe, unë kam studiuar për financa, logjistikë, menaxhimin e burimeve njerëzore, marketing, kontabiliteti dhe kontrollin e cilësisë. Unë besoj se edukimi im më jep një bazë solide në karrierën time si Menaxher i Programit

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Menaxher i Mediave Sociale

Letër Motivimi për Menaxher i Mediave Socile – Shembull

Kompania XXX
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

15 janar 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Përmes kësaj letre shpreh interesin tim për të aplikuar për pozitën e [Menaxherit të Mediave Sociale] në kompaninë [XXX], sipas konkursit të shpallur në Portalin Kastori, më 15 dhjetor 2020.

Jam i bindur se suksesi im në pozitat e mëparshme si menaxher i mediave sociale, si dhe aftësitë e mia të komunikimit dhe të bashkëpunimit, më bëjnë një kandidat ideal për këtë pozitë.

Kam më se dhjetë vite përvojë pune profesionale në marketing dhe marrëdhënie me publikun, dhe në pesë vitet e fundit kam punuar si menaxher i mediave sociale. Fushata ime më e fundit për [Kosovo Consulting] mundësoi një rritje prej mbi 35% në trafikun përbrenda faqes së internetit. Përmes një kombinimi të strategjive të marketingut kreativ të mediave sociale dhe monitorimit të suksesshëm të progresit përmes analizave të ‘insights’ dhe paneleve të kontrollit, unë mund t’i siguroj kompanisë tuaj një shkallë të ngjashme suksesi.

Në punët e mia të mëparshme, si Koordinator i Marketingut për kompaninë [YYY], kam udhëhequr fushata marketing, kam mbajtur takime të rregullta në të cilat kam paraqitur raporte të marketingut, analiza, dhe plane komunikimi.

Unë jam i bindur se përvoja ime, veçanërisht në fushën e marketingut, si dhe aftësia ime për të bashkëpunuar dhe për të komunikuar, më bëjnë një kandidat të fortë për Menaxherin e mediave sociale në Kompaninë XXX.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur CV-në time dhe shpresoj që të kemi mundësinë të gjejmë një kohë të përshtathme për të biseduar së bashku.

Faleminderit shumë për kohën dhe konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Drejtor i Komunikimit

Letër Motivimi për Drejtor të Komunikimit [Shembull]

Kompania XXX
Rr. Pavarësia, Nr. 22
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 shkurt 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Si një profesionist krijues dhe i suksesshëm, me përvojë prej më se 14 viteve në udhëheqjen e fushatave të komunikimit dhe marketingut, jam i bindur që jam një kandidat ideal për të bërë një ndikim thelbësor si Drejtori i ardhshëm i Komunikimit në Kompaninë XXX. Arritja e suksesit në botën e komunikimit kërkon aftësinë për të konceptuar strategjitë inovative të marrëdhënieve me publikun si dhe ekipin udhëheqës gjatë ekzekutimit të fushatës dhe lansimit të programeve.

Nga zhvillimi i strategjive të komunikimit, lansimin e fushatave të synuara, dhe përdorimin e mediave sociale për të maksimizuar ekspozimin e brendit, ekspertiza ime mund të përdoret për të përgatitur planet e suksesshme të marketingut dhe komunikimit, dhe për të ndihmuar kompaninë tuaj për të arritur objektivat e rritjes së biznesit.

Pikat kryesore të kualifikimeve dhe arritjeve të mia përfshijnë:

  • Drejtimin e të gjitha komunikimeve, marketingut, mediave sociale, reklamimit, brendit, dhe krijimit të kontentit në internet, duke udhëhequr deri në 21 personel të ekipit dhe duke shërbyer si zëdhënës kryesor për kompaninë;
  • Shkrimi dhe redaktimi i komunikatave për shtyp, raporteve vjetore, përmbajtjes së uebit përmes kanaleve tradicionale dhe digjitale për të nxitur njohjen dhe përmirësimin e brendit;
  • Mbikëqyrje projektit të zgjerimit të web-it, duke përfshirë ridizajnimin dhe zgjerimin, një rritje prej 34% vetëm në vitin e parë pas lansimit të faqes;
  • Krijimi i identiteteve të brendeve përmes strategjive inovative të komunikimit dhe planit dinamik të dizajnuar për të përfshirë vlerat organizative dhe talentet;

Shpresoj që do të kemi mundësinë për të diskutuar më shumë përshkrimin e punës dhe kualifikimet e mia, më në detaje.

Ju falënderoj për konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Udhëzues për hartimin e Letrës së Motivimit (2021)

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Letër Motivimi për Përfaqësues të Shitjes

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për Përfaqësues të Shitjes

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në përgjigje të njoftimit për vendin e lirë të punës për pozitën Përfaqësues i Shitjes, kam kënaqësinë të paraqes CV-në time për shqyrtimin dhe konsideratën tuaj. Bazuar në përshkrimin e punës kam besim se do të isha një kandidat ideal për këtë funksion, pasiqë përvoja dhe shkathtësitë e mia përputhen saktësisht me kërkesat tuaja.

Unë jam profesionist i orientuar në shitje, me një ekspertizë të konsiderueshme në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe menaxhimin e stafit. Kam njohuri të konsiderueshme të biznesit dhe përvojë në planifikimin strategjik duke ofruar përmirësime në procese, produktivitet, dhe ulje të kostos.

Si përfaqësues i shitjeve për kompaninë XXX, aktualisht mbikëqyri një ekip të shitjes prej 4 anëtarëve, dhe arrij vazhdimisht objektivat e shitjes dhe analizimin e trendeve të ardhshme.

Në të gjitha pozitat e mëhershme që kam mbajtur, kam arritur të kultivoj marrëdhënie të mira me klientët dhe partnerët strategjikë. Gjatë punës si asistent i shitjeve me kompaninë XXX, unë i kam tejkaluar të gjitha objektivat e vendosura dhe u vlerësova nga stafi dhe menaxhmenti për gatishmërinë për të kryer një rol aktiv dhe praktik në çdo detyrë të lidhur me pozitën.

Shpresoj shumë që do të kem mundësinë të diskutoj më tej për aplikimin dhe përvojën time me juve. Faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Motivimi për Konsulent Junior

Letër Motivimi për Konsulent Junior – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Duke iu referuar konkursit për vend të lirë të punës, të shpallur në Portalin Kastori, përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj në pozitën e Konsulentit Junior në kompaninë Kosovo Solutions.

Përgjatë studimeve të mia, unë kam fituar përvojë pune si konsulent në një program praktike me kompaninë X. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të mësoj se çfarë përmban puna dhe roli i një konsulenti. Unë jam person i orientuar drejt rezultatit dhe kam zhvilluar aftësitë e komunikimit me klientët. Për shembull, një nga përgjegjësitë e mia ishte të mbaja klientët të informuar vazhdimisht për ecurinë e një projekti.

Bazuar në përshkrimin e punës, përvoja me organizatat jo qeveritare është obligative per t’u
konsideruar për këtë pozitë. Unë gjithashtu kam kryer një praktikë me në një organizatë
jofitimprurëse, por edhe si një vullnetar në Institutin XYZ, unë kam kuptuar për së afërmi natyrën e punës së organizatave joqeveritare.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë jam në dispozicionin tuaj dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

*Për më shumë shembuj të letrave motivuese vizito Kastori Resurse.

Puna në distancë në kohën e pandemisë

Puna në distancë në kohën e pandemisë

Me përhapjen e vazhdueshëm të virusit COVID-19, shumë kompani dhe biznese u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia apo në distancë. Duke parë efektet e pandemisë, ka gjasa që kjo situatë të vazhdojë përgjatë tërë vitit. Përderisa kjo mund të duket një ndryshim i thjeshtë, puna në distancë mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për produktivitetin, komunikimin dhe motivimin.

Në këtë shkrim, ne do të diskutojmë praktikat më të mira për të punuar nga shtëpia, dhe si të qëndrojmë të motivuar, produktiv dhe të shëndetshëm.

Të jeni produktiv kur punoni në distancë

Puna nga shtëpia sigurisht që ka përfitimet e saja. Megjithatë, gjërat e përditshme, familja, TV-ja dhe mediat sociale mund të zhvendosin lehtësisht vëmendjen. Këtu janë disa këshilla për eliminimin e shpërqendrimeve dhe rritjen e produktivitetit përderisa punoni nga shtëpia:

Veshja zyrtare

Mund të duket joshëse të zgjoheni në mëngjes dhe menjëherë në pizhame të uleni para kompjuterit. Por, nëse jeni të veshur për gjumë, mund të jetë shumë më vështirë të aktivizoni trurin në modalitetin e produktivitetit. Përpiquni të ruani rutinën tuaj të rregullt të mëngjesit për të vendosur kufijtë midis punës dhe jetesës në shtëpi.

Në vend të shkuarjes në punë në mëngjes, ju mund të provoni një aktivitet për të rritur produktivitetin, të tilla si shëtitje apo stërvitje të lehtë. Pastaj, vishuni dhe bëhuni gati për ditën tuaj ose edhe përgatitni një mëngjes të shëndetshëm.

Të vishesh për punët që të presin do t’ju bëjë të ndiheni më të motivuar dhe kjo është gjithashtu praktikë e dobishme në rast të video-takimeve të papritura.

Vendosni dhe ndiqni një orar

Është e rëndësishme të caktoni orarin e punës ndaras nga koha e shtëpisë. Për transparencë, tregoni menaxherit tuaj në çfarë kohe e keni orarin tuaj të punës nga shtëpia dhe kalendarin tuaj kur jeni në dispozicion.

Këtu janë disa këshilla për menaxhimin e orarit të përditshëm për të perfeksionuar produktivitetin:

  • Filloni çdo ditë duke rishikuar detyrat dhe angazhimin që duhet të bëni drejt objektivave të ditës dhe javës
  • Jepi prioritet detyrave duke kuptuar investimin në kohë, kompleksitetin dhe ndikimin
  • Bëni pushime të planifikuara rregullisht për të pushuar, për të dalë jashtë, ose për të pushuar trurin

Shëndeti dhe produktiviteti vuajnë kur ne nuk bëjmë pushime të rregullta për trurin dhe trupin tonë. Truri është si çdo muskul tjetër – duhet të pushojë. Këto pushime mund të marrin çdo formë përfshirë:

  • Meditimin
  • Leximin
  • Muzikën
  • Shëtitjen

Krijoni hapësirë pune

Nëse keni mundësi, është mirë që të krijoni hapësirë të veçantë për punë në shtëpi. Kjo do t’ju ndihmojë të ndani aktivitetet e shtëpisë dhe të punës dhe të rritni produktivitetin kur jeni duke punuar në hapësirën e caktuar.

Për të përmirësuar takimet online apo me video, duhet të:

  • Provoni mikrofonin, dëgjueset dhe kamerën para takimeve të rëndësishme për t’u siguruar që ato funksionojnë
  • Jini të vetëdijshëm për sfondin fizik prapa vetes kur jeni në takim online, ndryshoni atë në hapësirë më profesionale kur është e nevojshme
  • Përdorni kamerën kur është e mundur –  mbajtja e kamerës së ndezur mund të përmirësojë mirëkuptimin dhe komunikimin

Kushtoni vëmendje rraskapitjes

Përzierja e hapësirës së punës dhe hapësirës private në shtëpi mund të ndikojë në mungesë të pushimit.

  • Mbyllni kompjuterin tuaj në fund të ditës;
  • Shmangni hapjen e e-mailit ose bisedës në internet pasi ta keni fikur
  • Identifikoni ndonjë aktivitet që fillon rreth kohës që ju duhet të shkëputeni, të tilla si gjëra të zakonshme me familje ose takim me një mik

Puna në distancë dhe Komunikimi

Kur punoni nga shtëpia, komunikimet personale janë të kufizuara. Kjo do të thotë që ju nuk mund të mbështeteni në ndërtimin e marrëdhënieve përmes bisedave direkte, gjuhës së trupit dhe shprehjeve të fytyrës.

Për të mbajtur komunikime të shëndetshme me kolegët gjatë punës në distancë, këtu janë disa gjëra që duhet të mbani mend:

Planifikoni takimet ditore ose javore

Për secilin ekip, një takim i përditshëm përfshin stafin dhe fokusohet në progresin e punës që ndihmon kryerjen e punëve. Në formatin standard të një takimi secili anëtar i ekipit vjen i përgatitur t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

  • Çfarë punova dje?
  • Çfarë po punoj sot?
  • Cilat çështje po më bllokojnë?

Diskutimi i përditshëm i sukseseve dhe sfidave individuale dhe planeve i mban të gjithë të ngazëllyer për kontributin e përgjithshëm të ekipit në kompani.

Bëni takime online

Shumë kompani dhe ekipe përdorin bisedat online për të qëndruar të lidhur si personalisht ashtu edhe me tema të punës. Ju mund të përdorni bisedat dhe kontaktet rregullisht për të komunikuar sa më shpesh të jetë e mundur rreth qëllimeve kryesore dhe përparimin drejt tyre.

Luftojeni keq-komunikimin

Komunikimi në distancë mund të çojë në keqkomunikim dhe keqkuptim sepse ndërtimi i komunikimit direkt (përfshirë gjuhën e trupit dhe shprehjet e fytyrës) ka tendencë të vështirësohet në formatin e shkruar.

Nëse vëreni mesazhe ose ndonjë ton negativ gjatë bisedës, përdorni atë si sugjerim tuajin për të përdorur videon. Nëse ndiheni të fyer ose të mërzitur nga mesazhi i dikujt, mbani mend se ne priremi t’i perceptojmë mesazhet e shkruara neutrale si negative. Kur dyshoni, diskutoje. Bëni pyetje për të kuptuar qëllimet e kolegut tuaj.

Mbani shpirtin e ekipit

Kur punoni nga shtëpia, është e rëndësishme krijimi i hapësirave për të bashkëvepruar me kolegët e ekipit përtej projekteve.

Puna nga distanca mund të sjellë ndjenja të vetmisë. Këtu janë disa mënyra për t’u lidhur gjatë punës nga shtëpia:

  • Përdorni biseda online si momentin tuaj më te gëzuar
  • Vendosni video bisedë opsionale për drekë për të diskutuar tema argëtuese, të tilla si një libër për të lexuar ose punën tuaj të preferuar shtëpiake.

Ndërtimi i ekipit virtual mund të ndihmojë në zëvendësimin e formave të vlefshme të komunikimit brenda personave që mungojnë nga zyra në distancë.

Menaxhimi i ekipit në distancë

Lidershipi nga distanca mund të paraqesë sfida e veta, veçanërisht nëse ky është ndryshim i ri për ju ose ekipin tuaj. Megjithatë, edhe në këto kushte, planifikimi, komunikimi dhe përcaktimi i pritjeve mund të ndihmojnë në ruajtjen e substancës dhe produktivitetit.

Këtu janë disa këshilla për menaxhimin e ekipit në distancë:

Komunikoni pritjet

Gjëja më e rëndësishme është koha për të planifikuar. Çfarë duhet të arrini, kur dhe çfarë ndryshimesh mund të keni nevojë të bëni në planin dhe qëllimet fillestare tremujore? Qarkulloni planin në mënyrë që të filloni ta diskutoni me ekipin tuaj. Kur keni një dokument që shërben si udhëzues për të gjithë ju do të shmangni keqkuptimet. Ju gjithashtu mund të ndani dokumentin me palët e interesit dhe ekipet tjera me të cilat bashkëpunoni.

Planifikoni një takim me ekipin për të diskutuar nëse ka ndonjë pritje të re dhe çfarë ka ndryshuar me punën në distancë. Në rendin e ditës tuaj, përfshini:

  • Sa shpesh priten raportime dhe në çfarë forme (të shkruara, video-biseda, regjistrim, takim)
  • Normat e komunikimit (cilën teknologji do t’i përdorni për secilin lloj mesazhi, kohën e përgjigjes, etj.)

Mbaj komunikimin direkt

Komunikimi direkt është koha e duhur për tu siguruar që secili anëtar i ekipit po punon drejt objektiva të njëjta dhe më e rëndësishmja, të kontrolloni mirëqenien dhe angazhimi i ekipit.

Kontrollet e rregullta lejojnë reagime të menjëhershme dhe gjithashtu promovojnë komunikimin e hapur. Dedikimi i kohës me anëtarët e ekipit bëhet edhe më kritike dhe më e rëndësishme kur menaxhoni ekip virtual. Provoni të ndani midis 30 minutave deri në një orë me secilin nga raportet direkte për çdo javë.

Siguroni sa më shpesh feedback

Nëse punonjësit janë mësuar me një ambient të zyrës ku marrin feedback çdo ditë, pozicioni në distancë mund të shkaktojë pasiguri ose konfuzion.

Feedback-u i rregullt i lejon punonjësit të dinë se ku qëndrojnë dhe zvogëlojnë mundësinë befasitë dhe keqkuptimet.

Këmbe informacionin përkatës

Mbani punonjësit të informuar duke këmbyer informacion për të gjithë anëtarët e ekipit në kohën e duhur. Lidershipi është i domosdoshëm për shkëmbimin e informacionit përkatës që ju nevojitet për t’ia proceduar ekipit tuaj. Gjej kohë për të kuptuar se çfarë po diskutohet, pse dhe çfarë kërkohet nga ekipi juaj.

Zgjidhni mediumin e duhur ose një kombinim në varësi të mesazhit dhe implikimet e tij. Disa mesazhe do të kërkojnë një email. Kur punoni në distancë, veçanërisht në fillim, më shumë komunikim është më mirë se më pak. Ndonjëherë (dhe në varësi të stilit tuaj të komunikimit) mund të zëvendësoni një e-mail të gjatë me një video.

Rezymeja personale dhe struktura e saj

Rezymeja personale dhe struktura e saj

Shpesh kur e shkruani një CV do të vini re se rezymeja personale nuk ka një strukturë apo është shumë më e gjatë se sa dokumenti që fillimisht vendoset ta shkruani. Ky është ai momenti ku formatimi dhe qëndisja përfundimtare e rezymesë vjen ne skenë.

Në vijim japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të përdorni informacionin që keni në rezyme në një strukturë reale:

Përdorni një shembull

Një mënyrë e thjeshtë për të strukturuar rezymenë tuaj në një rezyme reale është përdorimi i një shembulli të CV-së. Kastori ka disa shembuj për CV falas për shumicën e punëkërkuesve.

Dhe nëse jeni student ose i diplomuar së fundmi, mund të konsideroni të përdorni një model si ky që vendos arsimin në rend të parë.

Përshtate CV-në

Ndonjëherë ju gjeni një model që ju pëlqen, por disa nga detajet nuk janë saktësisht të përshtatshme për ju. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të fshini një përvojë ose të hiqni apo të shtoni pika në varësi të asaj që thekson secila punë e kaluar. Ose mbase seksioni i “Trajnimeve” do t’ju shërbente më mirë se sa një seksion i “Përvojës Vullnetare”. Sido që të jetë, mos hezitoni të përshtatni një model ekzistues për t’iu përshtatur nevojave tuaja aktuale.

Shqyrtoni renditjen

Përderisa shumica e njerëzve preferojnë të rendisin së pari përvojën e tyre profesionale, kjo nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të komunikuar që jeni i kualifikuar për një vend pune. Rezymeja juaj është mirë të komunikojë shpejt dhe qartë kualifikimin tuaj për rolin specifik në të cilin po aplikoni. Kjo do të thotë që ju keni nevojë të ristrukturoni përmbajtjen e CV-së në mënyrë që informacioni më i rëndësishëm të theksohet në përputhje me rrethanat.

Pra, nëse jeni sapo diplomuar, shkollimi juaj mund të renditet përpara historisë së punës. Ose nëse po kërkoni një pozitë jashtë fushës aktuale, mund të konsideroni së pari renditjen e shkathtësive tuaja.

Rregulloni përmbajtjen

Së pari vendosni se cilat informacione nga struktura e rezymese tuaj janë më të rëndësishme për punën në të cilën po aplikoni. Gjithmonë zgjidhni vetëm ato që janë më të rëndësishme për punën për të cilën po aplikoni. Për shembull, puna si shitës në dyqan në shkollë të mesme nuk ka nevojë të jetë në rezymenë tuaj nëse aplikoni për pozita të menaxhimit të projektit.

Pikat kryesore të jenë të rëndësishme

Nëse shikoni shembuj dhe modele të ndryshme të rezymeve, do të shihni që nën çdo përvojë ka shpesh hapësirë për disa pika kryesore. Këtu mund të flisni për detyrat dhe arritjet e punës, duke nënvizuar aspektet e kaluara që janë më të rëndësishme për punën në të cilën po aplikoni.

Kurdo që keni mundësi, përfshini rezultatet e punës që keni bërë dhe përdorni numrat dhe statistikat për të përshkruar punët që keni bërë dhe ndikimin që keni arritur.

Menjanoni stilizimin e tepruar

Shumë kompani përdorin sisteme të ndjekjes së aplikantëve – softuere kompjuterike që klasifikojnë rezymetë dhe identifikojnë aplikantët më të kualifikuar. Ky program nuk mund të lexojë shumë detaje – përfshirë kutitë e teksteve dhe grafikët – kështu që një rezyme e thjeshtë që bazohet në përdorimin e italikëve, bold fonteve, dhe nënvizimin për të theksuar tekstin është mënyra e qëlluar.

Shkruani Rezyme sa më të shkurtër

Në shumë profesione është praktikë e mirë të përfundoni rezymenë tuaj në një apo dy faqe. Jo vetëm që rekrutuesit kanë më shumë mundësi të lexojnë tërë rezymenë, por gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’u siguruar që po vendosni vetëm informacionin më të rëndësishëm.

Hapat drejt ndryshimit të suksesshëm të karrierës

Hapat drejt ndryshimit të suksesshëm të karrierës

A jeni duke menduar për një ndryshim karriere? Njerëzit kërkojnë të ndryshojnë karrierën për arsye të ndryshme. Qëllimet ose vlerat e punës suaj mund të kenë ndryshuar. Ju mund të keni zbuluar interesa të reja apo mund të dëshironi të fitoni më shumë para ose të keni orar fleksibël.

Nëse po mendoni për një ndryshim të karrierës, ky shkrim ju jep disa alternativa më ndryshe. Shumë më ndryshe.

Ndiqni këto hapa kryesorë:

Filloni me ‘Pse

Shumë njerëz i urrejnë punët e tyre, por ata nuk kanë shumë informacion përtej vendit ku punojnë. Ju duhet te mendoni për fjalën ‘pse’ para se të vendosni drejt diçkaje të re. Përndryshe, ju mund të përfundoni në një pozitë tjetër, por që ende e urreni.

Mendoni për këto pyetje: Pse e dua këtë ndryshim karriere? Pse kjo karrierë e re do ta bëjë jetën time më të mirë? Cilat mund të jenë pengesat ose rreziqet?

Ndonjëherë, gjatë këtij procesi, e kupton se gjërat në të vërtetë mund të mos jenë të përkryera, siç i keni imagjinuar. E ndonjëherë tjetër, rruga do të bëhet edhe më tërheqëse dhe do të ketë kuptim edhe më të mirë.

Behu i qartë në ‘çfarë

Si duket puna apo karriera e re? Si nuk duket? Si quhet?

Gjithashtu, një pyetje shumë e rëndësishme për tu marrë parasysh: A kam ndonjë  kapital të karrierës në këtë fushë? Me fjalë të tjera, a do të jeni në gjendje të shfrytëzoni shkathtësitë, kontaktet, dhe brendin tuaj profesional për të bërë një tranzicion të suksesshëm?

Shumë njerëz e përpijnë lehtë thënien “ndiqe pasionin tënd dhe gjithçka do të jetë mirë”. Por hulumtimet shkencore tregojnë se ata që “ndjekin pasionet e tyre” kanë një probabilitet më të ulët për të gjetur përmbushje afatgjate të karrierës për dallim prej atyre që përdorin kapitalin ekzistues të karrierës kur bëjnë një ndryshim.

Ndoshta do ta keni shumë më mirë të përqendroheni në pozitat që nxisin kapitalin e karrierës që keni krijuar ndër vite dhe të mbështeteni në këto fusha të ekspertizës në rrugë të reja dhe krijuese.

Kuptoni se çfarë kërkohet për një ndryshim karrierë

A ju mungojnë shkathtësi të caktuara që ju bëjnë kandidat i duhur për një pozitë të re? A keni nevojë për certifikime? Shkollim? Licenca?

Ndonjëherë, edhe nëse e bëni këtë, është plotësisht brenda mundësive. Mund të jetë çështje e thjeshtë e ndjekjes së një kursi online dhe zhvillimit të një shkathtësie bazë, në mënyrë që të mund të thoni me vetëbesim, “Po, unë e di Excel-in” ose “Po, unë mund të punoj në një program të caktuar.”

Por ndonjëherë, ju do të keni nevojë për arsim ose certifikim më të gjerë. Ju duhet ta mendoni këtë dhe të merrni vendime nëse jeni të gatshëm të bëni investimet  që kërkon ky ndryshim i karrierës apo jo.

Ju gjithashtu duhet të listoni burimet shtesë që ju nevojiten për të nisur këtë dhe kompromiset që mund të kërkohen. A do të marrë kjo përpjekje kohën tuaj nga marrëdhëniet ose aktivitetet e tjera në jetën tuaj? A ju përkrah familja?

Duke supozuar se të gjitha këto janë në rregull, tani ju keni nevojë të ndërtoni një plan.

Zhvilloni një plan veprimi

Filloni me rezultatin final në planin tuaj të veprimit. Cili është qëllimi i juaj kryesor dhe afati kohor ideal?

Pasi ta keni këtë pjesë, zbërthejeni atë në pikat kryesore – shkathtësitë që ju duhet t’i zhvilloni, njerëzit që duhet të takoni, gjëra që duhet të përfundoni në punën tuaj aktuale, gjërat personale që duhet të kryeni para se të bëni këtë ndryshim. Cilat janë momentet vendimtare?

Caktoni vetes detyrat ditore ose javore, në mënyrë që të dini se çfarë saktësisht do të bëni kur të uleni para kompjuterit në emër të “ndryshimit të karrierës”.

Ndërsa po i kryeni këto detyra, do të vëreni gjithashtu se si disa hapa të vegjël tentojnë të kenë një efekt të topit të dëborës dhe do t’ju japin si vrull ashtu edhe besim se kjo është, në fakt, një mundësi shumë reale.

Monitoroni progresin

Respektoni veten mjaftueshëm për të monitoruar progresin. Monitoroni se si jeni duke avancuar dhe çfarë duhet të bëni më pas. Vendosni shënime rikujtimi, në mënyrë që të ndiqni gjërat kur duhet.

Nëse jeni duke investuar kohë dhe energji për ta bërë këtë të mundur, investoni kohën dhe energjinë për të ndjekur progresin tuaj.

Një tabelë e thjeshtë në Excel do të bëjë mrekulli. Nëse nuk jeni person i Excel-it, përdorni mjetin që ju jep më së shumti kuptim kështu që të mos e braktisni përparimin.

Zhvendosni brendin tuaj

Ju do të duhet të ndryshoni brendin tuaj profesional në mënyrë që të ju kuptojnë audienca e re e synuar. Rregulli i thjeshtë: Sa më lehtë t’i bësh ata të të kuptojnë, aq më të mira mundësitë që ata do të duan të dinë më shumë për ty.

Konkurrentët tuaj, të paktën disa prej tyre, do të duken shumë mirë në letër, sepse ata kanë qenë në atë industri ose kanë punuar në pozita të ngjashme për disa vjet.

Pra, si do ta reklamoni veten në një mënyrë që jo vetëm që ju bën të dukeni logjikshëm, por mbase ju pozicionon si një njeri i shquar?

Mobilizoni rrethin tuaj

Merrni njerëzit tuaj në bord, veçanërisht ata që e dini se do ta mbajnë anën. Po, do t’ju duhet të jeni pak diskret në lidhje me qëllimet tuaja nëse jeni ende i punësuar diku tjetër, por kjo nuk është koha për të operuar plotësisht nën radar. Zgjidh kontaktet më të besuara dhe kërko ndihmën e tyre.

Dhe kur ta bëni, jini specifik. Nëse u thua njerëzve “unë jam duke menduar për t’u bërë një ekspert i shkrimit të granteve” kjo nuk tregon çfarë ju nevojitet ose si ata mund të ndihmojnë.

Lidhuni me njerëz të duhur

Ju absolutisht duhet të njoftoni njerëz pasionant dhe të suksesshëm që punojnë në fushën e re të interesit. Mos u streso për këtë. Njerëzit janë bujarë me kohën dhe kontributin e tyre më shumë sesa mendoni, veçanërisht kur shfaqni interes për ta dhe njihni ose validoni diçka që ata bëjnë profesionalisht.

Kurrë mos harroni se askush nuk dëshiron të zihet në pritë. Mënyra më e mirë për t’u afruar është duke dhënë një kompliment ose duke vërejtur diçka që ata janë duke bërë që duket interesante ose mbresëlënëse.

Pasi të ndërtoni njëfarë raporti, atëherë mund të kërkoni një favor ose pak nga koha e tyre. Dhe pa dyshim, falënderoni të gjithë ata që ju japin informacion dhe këshilla gjatë rrugës. Më mirë akoma, zbatoni rekomandimet e tyre. Ky është falënderimi më i mirë që mund të jepni.

Rekomandim

Arsyeja që shumë njerëz ngecin në ndryshimin e karrierë është sepse ata janë te frikësuar. Ndryshimi është i frikshëm. Frika nga e panjohura është e tmerrshme. Frikë nga dështimi? Me e keqja.

Atëherë cili është sekreti i njerëzve që ja dalin matanë ?

Në shumë raste është mjaft e thjeshtë: Ata ndërmorën një hap të vogël dhe të guximshëm drejt qëllimit secilën ditë, madje edhe kur ishte e papërshtatshme.

Ata i peshuan dhe i vlerësuan gjërat dhe vendosën të merreshin plotësisht me të. Tani është radha juaj.