Kerkese per Oferte

  • OJQ Zana
  • Kosovë
  • 22/11/2022
Tendera Bujqësi Furnizime Punime

Përshkrimi

OJQ ”Zana” Klinë
24 tetor 2022

Kërkesë per Ofertë

OJQ Zana është përfituese e projektit  “Lehtësimi i integrimit ekonomik dhe social te grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në komunën e Klinës. Projekti ka për synim të  bëjë shpërndarjen e 10 (dhjetë) serave nga 50 metra katrorë.

Kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat e tyre për sera me parametra si më poshtë:

 

Paramasat për sera 50 metra katror

Nr.

Përshkrimi

Sasia

Çmimi

 

Sera 50 metra katror

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e gypit  Ø42 për montimin e shtyllave të seres. Gypi të vendoset  në tokë në thellësi prej 40 cm, ndërsa mbi tokë të mbetet 15 cm. Përforcimi të bëhet më profil metalik në formë kryqi

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e shtyllave në mes të seres  Ø 42 në distancë  2.00 metra dhe me lartësi 3.00 metra

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e harqeve Ø 42 dhe më gjatësi 6.00 m

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e trajtave gjatësore Ø 25 më gjatësi 10 m

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e trajtave Ø 25 më gjatësi 5 m

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e dyerve  140x220, 40x20x2 mm, rami 30x20x2 mm

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e vintave lëvizës për ajrosjen e seres

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e shtangimeve X të bëhet  në fillim të seres, në fund me qypa  Ø 20

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e telit për shtangim e folisë së seres 0.4 mm

 

 

 

Furnizimi dhe vendosja e foljes plastike me UV 150 mik më garancinë tre (3) vjeçar.

 

 

 

Kompanitë e interesuara ofertës së tyre duhet të ja bashkëngjitin edhe dokumentet  si në vijim:

  • Kopjen e Certifikatës  së regjistrimit të biznesit apo OJQ-së të lëshuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës
  • Certifikatë nga Administrata Tatimore e Kosovës në lidhje me gjendjen e borxhit publik  të aplikuesit që vërteton se organizata nuk ka borxhe, dhe në rast se ka borxh publik, duhet të paguhen para nënshkrimit të kontratës. Certifikata duhet të jetë jo me e vjetër se 6 muaj.
  • Rekomandime apo dëshmi nga kontraktues të mëhershëm për të njëjtin aktivitet
  • Plan dinamik – i detajuar për ndërtim të një sere.

 

Shuma e Sigurimit të Ofertës duhet të jetë 1.000.00€  e  vlefshme për 60  ditë.

Kompania fituese do të shpallet ajo që ofron Çmimin më të favorshëm ekonomik

Ofertat duhet të dorëzohet te mbyllura ne zarf  më së voni deri më 29 nëntor 2022 ora 12:00 në zyrat e OJQ Zana Rruga Abedin Rexha p.n. Klinë

Kërkesat për informata plotësuese duhet të dërgohen nëpërmjet e-mail-it në:
info@ngo-zana.org deri me 29.11. 2022

---

Komuna

Kosovë, Klinë