Mbrojtes/e i/e Viktimave (3)

  • Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)
  • Kosovë
  • 23/09/2022
Punë Drejtësi

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 Shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

K O N K U R S 

I. Mbrojtës të Viktimave, tre (3) vende pune 

  • Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Prishtinë, një (1) pozitë
  • Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Mitrovicë, një (1) pozitë
  • Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Pejë, një (1) pozitë 

Referenca: KPK/ZKPSH/ZMNV/POZ-022 

  • Emri Pozitës: Mbrojtës i Viktimave
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Profesional
  • Raporton tek: Mbikëqyrësi i Zyrës Regjionale 
  • Numri i Pozitave: Tri (3) pozita
  • Koeficienti: Tetë (8) 
  • Akti i emërimit: Pa Afat 
  • Puna provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
  • Vendi: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë 

Qëllimi i vendit të punës:  

Brenda fushës specifike të ekspertizës, kryen detyra profesionale dhe ofron shërbime si zyrtar i  autorizuar për të ndihmuar, udhëzuar viktimat e krimit nga dhuna, keqtrajtimi fizik e psikik, të trafikimit dhe të abuzimeve, të gjitha shërbimet pa pagesë, që të kenë qasje me te lehte nga çasti  i viktimizimit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera gjerë në përfundim të procedurës  gjyqësore.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër  profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën e mbrojtjes së  Viktimave; 
  • Përfaqëson viktimat e krimit në organet për zbatimin e ligjit; 
  • Organizon punën e vet në ofrimin e shërbime pa pagesë për viktimat e pësuara nga çdo lloj i  krimit, duke udhëzuar dhe mbështetur në mbrojtjen e të drejtave të tyre para ligjit; 
  • Ofron shërbimet profesionale me hartim të akteve, kërkesave dhe shkresa, të nevojshme për të  cilat ka nevojë viktima në përballje me sistemin e drejtësisë, të gjitha në pajtim me ligjet e  aplikueshme që zbatohen nga ZMNV-ja, duke u kujdesur gjithnjë për ruajtjen e konfidencialitet  dhe mos ndërhyrje nga jashtë;
  • Bashkëpunon ngushtë me institucionet tjera si Agjencitë e përforcimit të ligjit, Qendrat për punë  sociale, institucionet mjekësore, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, për të siguruar ofrimin  e shërbimeve tjera për viktimat e krimit; 
  • Zbaton politikat, strategjinë dhe vendimet e Zyrës për MNV, e të Kryeprokurorit të Shtetit,  duke e raportuar punën e kryer në afate të parapara kohore në nivel të institucionit në mënyrë  të drejtpërdrejtë Drejtorit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave; 
  • Mbanë kontakte të përhershme me drejtorin e ZMNV, si dhe në relacion me viktimat dhe rastet  e paraqitura duke iu përgjigjur rasteve në çdo kohë brenda 24 orëve, komunikon me telefon dhe  kujdestaron në pritje sipas njoftimeve e rasteve edhe nga ZMNV; 
  • Përgjegjës për respektimin e orarit të punës, përdorim të ndershëm të mjeteve të punës duke  mos i keqpërdorur apo dëmtuar me qëllim, për vijueshmëri, disiplinë në punë, respektim të  Kodit të etikës dhe mirësjelljes së stafit mbështetës do kujdeset eprori i stafit mbështetës i  institucionit ku është e vendosur zyra; 
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë apo eprori më i lartë  e që janë në relacion me detyrat e punës dhe shërbimet brenda institucionit.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës: 

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe  trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit ne nivel  administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Shkathtësi reagimi te duhur ne zgjidhjen e problemeve me ndërmarrje te iniciativave konkrete  ne pune;
  • Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Word, Excel) me njohuri për qasje  elektronike.  

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:  

  • Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik.  

Përvoja e punës  

  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale. 

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 23.09.2022 deri me datë 07.10.2022 si  datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Komuna

Mitrovice, Peje, Prishtine