Praktikant/e vullnetar/e (40)

  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Prishtinë
  • 23/09/2022
Praktikë Drejtësi

Përshkrimi

Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të  caktuar, në kohëzgjatje prej një viti, Gjykata Themelore e Prishtinës shpall : 

K O N K U R S 

Nr. 02/2022 

  • Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katërdhjetë) pozita
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti (pa pagesë)
  • Vendi: Gjykata Themelore Prishtinë 

Përshkrimi i detyrave të punës: 

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe  menaxhimin e tyre në përgjithësi. 

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen  e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në  menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj;
  • Kryen edhe  punë tjera sipas nevojës:  

Kualifikimet:  

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e  dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur. 

VEREJTJE:  

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L 149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për  Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve.
  • Konkursi është publikuar më dt. 22.09.2022 dhe mbyllet me dt.06.10.2022

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Pallati i Drejtësisë ,  objekti A - Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.  

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postës. 

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-526, prej orës 08:00 - 16:00.

Shkarko Aplikacionin 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin  11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave  të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të  plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet  të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten  dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e  ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj. 

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta,  ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë. 

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin  prapa.

Komuna

Prishtine