Drejtor/e i Përgjithshëm i Teatrit të Qytetit

  • Komuna Podujevë
  • Podujevë
  • 23/09/2022
Punë Art dhe Kulturë

Përshkrimi

RN00009816
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/08/2022
Afati për aplikim: 23/09/2022 - 07/10/2022

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Ligjin për  Institucionet e Kulturës Nr. 02/L-57, Neni 37, Ligjin për Teatrot Nr. 04/L – 106, Neni 13 Pika 2,  3 dhe 4 si dhe Statutin e Teatrit Neni 13 Pika 2, Neni 14, Komuna e Podujevës shpall: 

KONKURS PUBLIK 

  • Institucioni: Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” - Komuna e Podujevës
  • Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”
  • Kategoria funksionale: Nivel Drejtues
  • Koeficienti: 9.5
  • Lloji i emërimit: Me mandat 

Detyrat kryesore: 

  • Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të Teatrit;
  • Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të Teatrit; 
  • Propozon organizimin e brendshëm të Teatrit tek Këshilli Drejtues; 
  • Përfaqëson Teatrin brenda dhe jashtë vendit; 
  • Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues; 
  • Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve; 
  • Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve; 
  • Menaxhon mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së Teatrit; 
  • Menaxhon bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; 
  • Për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton Këshillit Drejtues; 
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe statut të teatrit. 

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar  sipas këtij ligji. 

Kualifikimet dhe përvoja: 

  • Kualifikim superior nga fusha e Teatrit ose nga lëmitë tjera të kulturës;
  • Të ketë 5 vite përvojë pune profesionale;
  • Të zotërojë njëren nga gjuhët zyrtare në pajtim me ligjin për gjuhët;
  • Njohuri të punës me kompjuter, Word, Excel etj.
  • Të ketë shkathtësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe ndër njerëzore dhe të jetë i  gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës dhe në grupe;
  • Të ketë aftësi të mira për ruajtjen dhe zhvillimin e kontakteve brenda dhe jashtë teatrit. 

Rregullimi i mandatit: Bazuar në nenin 13, paragrafi 3 të Ligjit për Teatrot nr.04/L-106,  mandati i Drejtorit të përgjithshëm të teatrit është 4 (katër) vite me mundësi rizgjedhjeje edhe për  një mandat tjetër. 

Dokumentet e nevojshme që kërkohen: 

  • Diplomen e shkollimit të kryer të nivelit përkatës (fotokopje e vërtetuar);
  • Dëshmitë për përvojë pune;
  • Dokumentin e identifikimit;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime (nga Gjykata). 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT 

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 24.08.2022 deri me dt.22.09.2022. 

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 23.09.2022 deri me datën  07.10.2022. 

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web faqe zyrtare të Komunës.  

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit publik të administratës publike qendrore dhe lokale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.  

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të  Komunës. 

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Zyrën e Personelit, në këtë numër të  telefonit 038/ 200-41014. 

Komuna

Podujeve