Zyrtar/e për Trashëgimi 

  • Komuna Gjakovë
  • Gjakovë
  • 23/09/2022
Punë Art dhe Kulturë

Përshkrimi

RN00009809
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/08/2022
Afati për aplikim: 23/09/2022 - 07/10/2022

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te  Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 2 paragrafi 2.2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall: 

KONKURS PËR PRANIM 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar  

  • Emri i grupit: Specialistë i Trashëgimisë Historike
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Njësia: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Data e njoftimit: 23.08.2022
  • Afati për aplikim: 23.09.2022 – 07.10.2022
  • Numri i referencës: 01-111/01-20909
  • Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar 

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës: 

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
  • Hulumtimi, mbrojtja, konservimi, restaurimi, trajtimi, studimi, inventarizimi dhe katalogimi  informatik i objekteve, eksponateve dhe dokumentacionit që gjendet në Muze;
  • Përcaktimi i vlerave dhe dokumentimin e tyre sipas kritereve shkencore;
  • Regjistrimi dhe përgatitja e pasaportave të çdo objekti, eksponati dhe dokumentacioni  ekzistues në bazë te të dhënave të përgatitura;
  • Regjistrimi dhe inventarizimi i çdo ndryshimi të pronësisë së eksponateve, apo ndonjë objekti tjetër që gjendet në Muze;
  • Të mbledhë materiale edhe me hulumtim në terren. Hulumtimet në terren duhet të  realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Merret me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimin atyre lidhur historinë dhe ekspozitat ne muze, promovon muzeun dhe aktivitet ne muze dhe kujdeset për objektin qe te jete ne funksion te  plote;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen  kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji. 

3. Kërkesat e përgjithshme formale: 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Etnologji me të paktën 180  kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme: 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e  fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi  çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e  politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

5. Pozitat aktualisht të lira: 

Nr. 

Titulli i pozitës 

Koeficienti 

Vendi i punës

1. 

Zyrtar për Trashëgimi 

6.0 

Muzeu i Qytetit



6. Mënyra e aplikimit: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës  si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës,  Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III. 

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: 

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar;
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë  Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata  Themelore).

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: 

  • Testimi me shkrim
  • Intervistë 

9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve  përfundimtare: 

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për  rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).  

10. Sqarime shtesë: 

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen  me rastin e intervistimit.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të  dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Komuna

Gjakove