Konkurs per emerimin e permbaruesve privat

  • Ministria e Drejtësisë
  • Kosovë
  • 19/09/2022
Punë Drejtësi

Përshkrimi

Prishtinë, 19/09/2022 - Në bazë të nenit 328 paragrafi 1,2 dhe 3 të Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, Ministria e Drejtësisë, shpall:

KONKURS PËR EMËRIMIN E PËRMBARUESVE PRIVAT PËR TERRITORIN E GJYKATAVE THEMELORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të drejtë  konkurimi për emërimin e përmbaruesit privat ka kandidati/ja që i plotëson kushtet ligjore si vijon:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar, dhe duhet të jetë i aftë në aspektin shëndetësor;
  • të jetë jurist i diplomuar në fakultetin juridik, apo të ndonjë fakulteti juridik të ndonjë vendi tjetër, pas nostrifikimit të diplomës në Republikën e Kosovës;
  • të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
  • të ketë së paku tri (3) vjet përvojë pune juridike;
  • të ketë dhënë provimin për përmbarues;
  • që kundër tij nuk zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale, përkatësisht që nuk është i dënuar për vepër penale me dënim me burg e cila vepër është e dënueshme më së paku gjashtë (6) muaj, apo për vepër penale e cila e bënë të padenjë në ushtrimin e punës së përmbaruesit privat;
  • të paraqes deklaratë te noteri për gjendjen e tij materiale, me të gjitha pasojat nga dhënia e deklaratës së rrejshme.

 Konkursi shpallet për territorin e secilës Gjykatë themelore të Republikës së Kosovës, si në vijim:

  • Në territorin e Gjykatës themelore në Prishtinë 1 (një)  përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Mitrovicë 5 (pesë)  përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Pejë 3 (tre)  përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Prizren 8 (tetë) përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Gjilan 4 (katër)  përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Ferizaj 5 (pesë)  përmbarues privat;
  • Në territorin e Gjykatës themelore në Gjakovë 6 (gjashtë)  përmbarues privat.

Kandidati/ja duhet të caktojë territorin e Gjykatës themelorenë të cilën konkuron.

Afati për aplikim është tridhjetë (30) ditë nga dita e shpalljes së konkursit.

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Ministrinë e Drejtësisë adresa “Ish-Ndërtesa e Rilindjes”, kati i 8-të, Zyra 812, Prishtinë.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel: 038 200 18 111, çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00.

Komuna

Ferizaj, Gjakove, Gjilan, Mitrovice, Peje, Prishtine, Prizren