Kryeshef/e Ekzekutiv/e të NPL Prishtina Parking

  • Komuna Prishtinë
  • Prishtinë
  • 15/09/2022
Punë Administrim Biznesi Drejtësi Ekonomi dhe Biznes Financa Kontabilitet Menaxhment

Përshkrimi

Në bazë të nenit 16,17 dhe 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /PRISHTINË: VITI III/ Nr.31/15 QERSHOR 2008), dhe plotësim ndryshimeve përkatëse ine Ligjit nr. 04/L-111 dhe nr.05/L-009, në bazë të Statutit të Ndërmarrjes nr.498 i datës 24.08.2022 me normat tjera pozitive relevante, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale”Prishtina Parking" Sh.a , Prishtinë, me datën : 08.09.2022, shpall këtë: 

KONKURS 

  • Pozita: Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Prishtina Parking" Sh.a, Prishtinë
  • I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve të NPL ”Prishtina Parking” Sh.a , Prishtinë
  • Mandati: Kryeshefi Ekzekutiv zgjedhet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tri) viteve.
  • Orari i punës: I plotë
  • Vendi: Prishtinë
  • Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv do të bëhet konform nenit 20 të Ligjit Ndërrmarrjet Publike nr. 03/L-087, dhe plotësim ndryshimet përkatëse. 

1. Të përgjithshme 

Kandidati/ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cilile cila i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, posedon përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe i plotëson kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe aktet tjera pozitive relevante. 

2. Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive 

  • Eshtë figura kryesore dhe organi ekzekutiv i ndërmarrjes;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmerinë afatgjate administrative, financiare dhe funksionale të saj;
  • Bënë planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Harton dhe udhëheqë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planit të buxhetit dhe planeve tjera strategjike, afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të ndërmarrjes në akord me strategjitë e saj;
  • Siguron hartimin e plotë dhe të kohshëm të rapoteve periodike, tremujore, vjetore dhe raporteve tjera te ndërmarrjes dhe bënë prezantimin para Bordit të Drejtorëve, dhe organeve tjera sipas nevojës;
  • Bënë sistemimin dhe organizimin e punëtorëve konform dispozitave pozitive dhe politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Siguron vendosjen dhe funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktivitet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etikë;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të personelit dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Organizon, mbikqyrë dhe mban përgjegjësi për të gjitha punët e ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo organeve tjera.
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, Statutin dhe aktet e brendëshme të ndërmarrjes si dhe aktet tjera pozitive relevante. 

3. Kushtet e kualifikimit profesional dhe përshtatshmërisë

Kandaditati/ja i/e cili/a synon pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL “Prishtina Parking" SH.A, Prishtinë, duhet t'i plotësoj këto kritere:

  • Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, juridike, teknike apo në fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja.
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë - së paku në një nivel të lartë menaxhmentit -në fushën e administrimit të biznesit, financave koporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik , jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Të ketë shkathtësi të nevojshme në punën me kompjuter, për punën dhe detyrat e punës.
  • Njohuria e gjuhës angleze është e preferuar,
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të mirren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës.
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të plotësoj të gjitha kushtet e përshtatshmërisë të parapara me neni 17 të Ligjit të Ndërmarrjet publike nr. 03/L-087, dhe plotësim ndryshimet përkatëse, Ligji për Parandalimin e konfliktit të interest në ushtrimin e funksionit publik nr /06L-011, si dhe me normat tjera pozitive relevante. 

4. Dokumentacioni i nevojshëm 

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t'i dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

  • Aplikacioni (merret në zyret e ndërmarrjes ose në web faqe të ndërmarrjes)
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshmitë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës;
  • Çërtifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Deklaratën nën betim ( merret në zyret e ndërmarrjes,ose në web faqe të ndërmarrjes);
  • Kopja e letërnjoftimit 

5. Informata për procedurën e konkurrimit 

Dokumentacioni i aplikantëve mund të mirret në zyrën e NPL-së, shkarkohet nga web faqja zyrtare e ndërmarrjes dhe dorëzohet në arkivën e NPL”Prishtina Parking"Sh.a., çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00 deri 06.10.2022, ose nëpërmes postës fizike, në zard të mbyllur) të adresuar: Për Bordin e Drejtorëve të NPL"Prishtina Parking" Sh.a, Prishtinë - Aplikacioni për kryeshef ekzekutiv

Të gjitha dokumentet të paraqiten në kopje, ndërsa origjinali i tyre , do të kërkohet në fazat e më vonshine të përzgjedhjes. Informatat shtesë mund të sigurohen permes e-mail adresës: info@prishtinaparking.net ; ose drejtpërdrejtë në arkivin e Ndërmarrjes. 

Ju njoftojmë se, emrat, rezultatet dhe kualifikimet e kandidatëve të rankuar më lartë si "inë të përshtatshëm për përzgjedhje në këtë konkurs", do të publikohen në web faqe të Projektit Monitorues, dhe se vet aplikimi i çdo kandidati do të konsiderohet edhe si dhënie e pëlqimit për publikim. 

Konkursi është i hapur nga data 08.09.2022 deri me datë 07.10.2022 

Shënim: Bordi i Drejtorëve do të zhvilloj një procedurë të hapur/transparente ku përzgjedhja do të bëhet eksluzivisht në bazë të meritës, konform Ligjit në fuqi dhe pa asnjëlloi diskriminimi,për çka inkurajon në aplikim kandidatet nga gjinia femërore,kandidatët nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës si dhe kandidatët nga të gjitha kategoritë tjera më pak të përfaqësuara në institucionet/organet/organizatat e vendit.

Komuna

Prishtine