Ftesë për oferta për furnizim me mobile

  • Qendra per Mireqenien e Gruas
  • Pejë
  • 17/11/2022
Tendera Furnizime

Përshkrimi

Përshkrimi i kushteve të referencës: Blerja e mobileve për Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë

1. PËRMBLEDHJE

Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) e zhvillon aktivitetin e saj në Pejë ku edhe është e regjistruar si OJQ. Aktiviteti i qendrës është strehimi dhe mirëqenia e gruas në nevojë si pasojë e dhunës në familje. Aktualisht QMGja është duke e zbatuar projektin “Shërbime Rezidenciale për Gra dhe Fëmijë”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Si pjesë e aktivitetit të projektit në fjalë, e kemi hulumtuar tregun dhe jemi në fazën e identifikimit të ofertuesëve më të volitshëm për të lidhur marrëdhënie kontraktuale për blerjen e mobileve, dy tre-ulëse, 1 dy-ulëse, dhe një kolltuk, për qendrën.

Pritshmëritë tona minimale që duhet përmbushur për këtë aktivitet janë të dhëna si në vijim: .

  • Konstrukti i brendshëm i mobileve të jet i punuar nga druri dhe me strukturë të qëndrueshme ndaj peshës;
  • Materiali mbështjellës të ketë mundësi përzgjedhjeje;
  • Nuk është e nevojshme që mobilet të kenë mekanizmin për hapje;
  • Mobilet sjellen në adresë të QMGsë në Pejë, sipas udhëzimeve të dhëna; dhe
  • Të ofrohet garancion në mobile së paku për tri vite.

2. KRITERET PËR APLIKIM

Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë këto kritere:

Oferta juaj duhet të jetë e shkruar qartë, të jet lehtë e lexueshme, dhe të ketë çmimin e dhënë (pa TVSH) duke përfshirë të gjitha shpenzimet që mund të dalin gjatë livrimit të mobileve. Në mënyrë që të jeni më preciz me ofertën tuaj, me kërkesë paraprake, mund t’ju caktojmë termin për të parë për së afërmi situatën aktuale të dhomës ku do të vendosen mobilet. Për shkak të transparencës, QMGja do ta trajton këtë thirrje si “tender të mbyllur” dhe se e-maili dhe zarfat do të hapen vetëm në ditën e vlerësimit të tyre nga komisioni për përzgjedhjen e ofertuesit, i cili do të mbahet pa prezencën e ofertuesëve.

3. KRITERET PËR PËRZGJEDHJE:

Kriteret për përzgjedhjen e ofertave më të përshtatshme për shërbimet e nevojshme janë:

  • Dorëzimi i dokumentacionit të plotë;
  • Plotësimi i të gjitha kritereve për aplikim;
  • Oferta më e mirë.

Qendra për Mirëqenien e Gruas do të bëj vlerësimin e ofertave vetëm me personelin e saj – pa prezencën e ofertuesëve – dhe do të kontakton ofertuesin më të volitshëm përmes e-mail apo telefonatës për të vazhduar tutje me kontraktimin e shërbimeve.

4. KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE KUSHTET E PAGESËS

Pagesa do të bëhet vetëm pas pranimit të mallit, përmes transferimit bankar në valutën e faturimit dhe do të bëhet përbrenda 15 ditëve pas marrjes së faturës dhe pranimit të mallit. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në fund të këtij viti, përkatësisht 31.12.2022 ose deri në përfundim të plotë të marrëveshjes/obligimeve kontraktuale.

Si ofertues i kësaj thirrjeje për ofertim, ju mund të na kontaktoni për çfarëdo informate shtesë që konsideroni që keni nevojë për sqarim. Oferta e juaj mund të dorëzohet në verzionin elektronik apo në atë të shtypur. Nëse e konsiderojmë të nevojshme, Qendra për Mirëqenien e Gruas e mban të drejtën për të bë vizitë në lokacionin e operimit të afarizmit tuaj.

5.  DOKUMENTET PËR DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit;
  • Çmimet e shërbimeve në euro duke mos përfshirë TVSH-në (QMG do t’ju ofron dokuementacionin përkatës për lirim nga TVSHja);
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur nga operatori afarist;

6. UDHËZIM PËR OFERTUESIT           

Ofertuesit janë të mirëpritur të dorëzojnë ofertat e tyre në QMG ose në
pejawwc@yahoo.com me mbishkrimin: “Oferta për furnizim me mobile”, më së voni deri më 29/11/2022 ora 16:00 ose t’i dorëzoni fizikisht duke kontaktuar fillimisht në telefon 044/49-278- 809.

Propozimet e marra pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.

Ju falemnderit për konsideratën tuaj!

Komuna

Pejë