Kërkesë për Kuotim: Akomodimi dhe shërbime për sallat e konferencave
Request for Quotation for Venue and Refreshment_EN_10.03.23 (002)
Appendix 1 RfQ_Accommodation and conference-related services_Kosovo wide_EN
Mbi Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë
“Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” është projekt i financuar nga BE-ja që implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Kroacisë. Projekti synon të mbështesë reformat e sektorit të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë fton ofertuesit e kulaifikuar dhe ofruesit e shërbimit në industrinë e hotelerisë që të konsiderohen për marrëveshje kornizë me shume kontraktorë. Hollësitë e kuotimit për akomodim dhe shërbime që lidhen me konferencat siç janë specifikuar në;
Shtojcën 1 - Specifikacionet teknike.
Qëllimi i detyrës është që në mënyrë konkurruese të bëhet identifikimi i ofruesve të shërbimeve, me të cilët mund të lidhet një marrëveshje kornizë për ofrimin e shërbimit të akomodimit dhe përdorimin e sallave të konferencave në gjithë Kosovën, duke përjashtuar regjionin e Prishtinës.
Autoriteti kontraktor do të krijojë një Marrëveshje Kornizë me shumë kontraktorë, me një minimum pre 3 dhe maksimum 5 ofruesve të shërbimeve.
Për tu kualifikuar për ofertim, kërkohen dokumentet në vijim:
- Certifikata e Numrit Unik të Identifikimit të Biznesit
- Certifikata për TVSH-në, nëse është e aplikueshme .
Në rast se oferta juaj zgjidhet, synohet të lidhet një Marrëveshje Kornizë deri më 31 Janar 2024 me mundësi zgjatjeje deri në 2 herë (1 herë për 6 muaj) në rast se projekti vazhdohet. Kontrata pritet të fillojë më 06.06.2023. Vëllimi i parashikuar: Është planifikuar të zhvillohen përafërsisht 20 ngjarje (dy ditore) me një mesatare prej 30 pjesëmarrës për çdo ngjarje me një qëndrim të përfshirë një natë.
Nëse kompania juaj përzgjidhet për kontraktim, do të kërkohet nga ju që brenda tre ditëve të punës pas kërkesës, t’i dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
- Vërtetimin Tatimor, si dëshmi që kompania juaj nuk ka obligime tatimore të pashlyera.
Nëse ofertuesit kanë borxhe ndaj ATK-së, por kanë marrëveshje me ATK-në për pagesën e këtyre borxheve me këste dhe pagesat janë kryer sipas marrëveshjes së tillë, ofertuesi do të konsiderohet i kualifikuar për këtë procedurë të prokurimit.
Më tej, duke dorëzuar një ofertë, kompania juaj pohon se nuk gjendet në asnjërën nga situatat e mëposhtme:
JU LUTEM, KENI PARASYSH SE KY NUK ËSHTË URDHËRBLERJE
KRITERET PËR PËRZGJEDHJE
Çmimi 50 % - 50 pikë për çmimin më të ulët, të gjitha ofertat e tjera të çmimeve do të marrin pikë në raport me çmimin më të ulët. Cilësia e ofertës 50%: Të gjitha kategoritë e tjera do të marrin maksimumi 10 pikë në tabelën e listuar më poshtë. 10 pikë për cilësi shumë të lartë, 8 pikë për cilësi të lartë, 6 pikë për cilësi të mirë, 4 pikë për cilësi mesatare, 2 pikë për cilësi të ulët dhe 0 pikë për cilësi shumë të ulët).
Kriteret | Pikët maksimale |
Oferta financiare | 50 |
Cilësia e dhomave | 10 |
Numri i sallave të konferencave dhe kapaciteti i tyre | 10 |
Shumëllojshmëria e menyve | 10 |
Hapësira parkimi dhe qasje në lokacion | 10 |
Objekte mbështetëse (kabinat e përkthimit, sallat për pauzat e kafesë, etj.) | 10 |
Totali maksimal i pikëve | 100 |
Çmimi i propozuar nga Ofertuesi duhet të përfshijë TVSH-në (nëse është e aplikueshme), por ju lutem, për informimin tuaj, Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë si projekt i financuar nga BE-ja, është i përjashtuar nga pagesa e TVSH-së sipas nën-paragrafit 2.1 të nenit 30 të ligjit nr.05/L. -037 për TVSH-në dhe në bazë të nën-paragrafit 3.1 të nenit 33 të ligjit nr.05/L-037 për TVSH-në.
Kërkesat për informacione shtesë ose sqarime duhet të drejtohen vetëm me shkrim, në adresat e mëposhtme të emailit: procurement@eukojust.eu, cc: sara.seferi@eukojust.eu, rondinella.gashi@eukojust.eu, ahmeti@irz.de, më se largu deri të hënën, 27 Mars, 2023.
Data / koha e mbylljes
Ofertat duhet të dorëzohen në format pdf tek kontaktet e mësipërme, me temën: Akomodimi dhe shërbimet e lidhura me konferencën, më së voni deri të premten, 31 Mars, 2023, ora 16:00.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 60 ditë pas dorëzimit të ofertës.
INFORMACION I RËNDËSISHËM LIDHUR ME DHËNIEN E KONTRATAVE SPECIFIKE SIPAS MARRËVESHJES KORNIZË
Marrëveshja Kornizë jodetyruese do të lidhet me minimum 3 (tre) dhe maksimum 5 (pesë) ofertuesit e renditur më të lartë në mënyrë që t'i përfshijë ata në grupin e ofruesve të shërbimeve për projektin. Përfundimi i një Marrëveshje Kornizë nuk është një garanci për një renditje minimale të shërbimeve. Marrëveshja Kuadër përbën bazën për porositë individuale të bëra nga projekti me Kontraktorin. Në
këtë drejtim, porositë individuale do të vendosen në rendin e tre ofruesve më të suksesshëm që rezultojnë nga informacioni i tenderit. Nëse ofruesi më i suksesshëm nuk është i disponueshëm, ofruesi i radhës i renditur nga grupi do të kontaktohet për të ofruar shërbimin e tyre dhe do të bëhet porosia individuale.
Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë rezervon të drejtën për dhënie të kontratës pa diskutim (negocim), bazuar në propozimet fillestare.
“European Union/Kosovo Justice Sector Programme” is an EU-funded project implemented by a consortium consisting of the German Foundation for International Legal Cooperation (IRZ), Centre for International Legal Cooperation (CILC), and the Ministry of Justice and Public Administration of Croatia. The project seeks to support the reforms of the Kosovar justice sector in line with European and international standards.