Thirrja e Dytë për Shprehje të Interesit KCF

  • Kosovo Challenge Fund
  • Kosovë
  • 25/11/2022
Grante Arsim

Përshkrimi

Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF) është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, veçanërisht të të rinjve. Ai rrit konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në Kosovë duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese të përzgjedhura ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese kombëtare. 

KCF është një iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) e financuar me 5.8 milionë Euro për grante nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ). Agjencia zbatuese e projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e cila mbështetet nga një konsorcium ndërkombëtar konsulentësh për të zbatuar programin e përgjithshëm. 

KCF-ja pati një Thirrje të Parë shumë të suksesshme për Shprehje Interesi të shpallur në vitin 2021 që rezultoi me 4 projektet më të suksesshme të propozuara për financim, duke  alokuar afërsisht 1.9 milionë euro. 

Tani KCF-ja shpall Thirrjen e Dytë për Shprehje të Interesit dhe fton konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve partnere, të përkushtuara për zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues për të aplikuar dhe: 

  • Të konkurrojnë për mundësinë për të realizuar investime të konsiderueshme në pajisjet e trajnimit dhe objektet e trajnimit pranë instituteve të formimit profesional dhe të nxiten për të futur teknologji të reja
  • Të mbështesin zhvillimin e metodave të trajnimit bashkëpunues për të adresuar mungesat e burimeve njerëzore në mënyrë efektive dhe strategjike për t'iu qasur ngritjes së kapaciteteve
  • Të përmirësojnë punësueshmërinë e të trajnuarve/të diplomuarve të AFP-së, si dhe integrimin e tyre në tregun e punës
  • Të rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve vendore si rezultat i programeve të trajnimit bashkëpunues të zbatuar me sukses.

Thirrja e dytë për shprehje interesi do të jetë e hapur nga data 21 Nëntor 2022 deri më 27 Janar 2023, ora 23:59. KCF-ja fton për aplikime të gjithë institucionet e AAP së dhe sipërmarrjet partnere të interesuara të cilat operojnë në Kosovë. 

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen nga konsorciume të AAP-së të formuara nga institutet e formimit profesional dhe të paktën dy ndërmarrje që angazhohen së bashku në ofrimin e AAP-së bashkëpunuese. 

Konsorciumet e udhëhequra nga institutet e aftësimit profesional që zbatojnë programe bashkëpunuese ose të dyfishta të AFP-së dhe që shpien në ertifikata të njohura kombëtare në Kosovë, mund të aplikojnë. 

Procesi i aplikimit për financimin e KCF-së ka dy faza. Konsorciumet aplikuese paraqesin shprehjet e interesit dhe dokumentet mbështetëse në fazën e parë. Në fazën e dytë, konsorciumet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen të dorëzojnë aplikacionin e plotë, duke përfshirë projekt propozimin dhe përpunimin e detajuar të investimit të planifikuar. 

Më shumë informacion mbi pranueshmërinë e aplikantëve, aktivitetet, kostot, procesin e aplikimit dhe procedurat që duhen ndjekur si dhe çështje të tjera të rëndësishme mund të gjenden në Udhëzimet për Thirrjen e Dytë për Shprehjen e Interesit të cilat janë të disponueshme këtu. Skeduli i sesioneve të ardhshme informuese dhe udhëzuese online është i disponueshëm këtu. Për të qenë të përditësuar me të rejat më të fundit, ndiqni Kosovo Challenge Fund në rrjetet sociale (Facebook ose LinkedIn). 

Komuna

Kosovë